LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta, Komuna e Prishtinës vendos ambulancë dhe cisterna me ujë në sheshe

Temperaturat e larta, Komuna e Prishtinës vendos ambulancë dhe cisterna me ujë në sheshe

Gjatë kësaj jave por edhe javën që do të vije, pritet që temperaturat në vendin tonë të jenë të larta.

E për këtë arsye, qytetarët apelohen që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 09:00 deri në orën 17:00.

Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatzënat dhe të personat me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare.


Po ashtu, apelohet gjithashtu që të konsumohet sasi e mjaftueshme e ujit, ushqime të lehta dhe të qëndroni në ambiente të freskëta.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësve, ka bërë të ditur se do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në “Zahir Pajaziti”.

“Gjithashtu në bashkëpunim me ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Urgjente në sheshin “Skenderbeu” është vendosur një autoambulancë që do të jetë në gatishmëri të plotë.

Edhe sot vazhdon i nxehti afrikan, këto janë temperaturat
Lexo po ashtu Edhe sot vazhdon i nxehti afrikan, këto janë temperaturat

Qytetarët që ndjejnë shqetësime mund të lajmërohen te ekipi kujdestar apo edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Në të njëjtën kohë, qytetarët dhe bizneset janë lutur që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori