Kurrfarë ilaçesh mos merrni pa rekomandimin e mjekut
Çdo shtatzënë e cila ka ngritje temperature me siguri do të mendojë se a do t’i bëjë dëm bebes së saj. Mirëpo, para se të krijoni panik, merrni frymë thellë.
Thirrni mjekun tuaj dhe pyesni a duhet të merrni ilaçe për ulje temperature dhe kurrsesi mos i merrni “krye në vete”.
Hap tjetër i rëndësishëm është të zbuloni cili është shkaktari i temperaturës së ngritur. Ndonjëherë mund të jetë simptomë e një gjendjeje të zakonshme e cila potencialisht mund të dëmtojë beben tuaj, transmeton Telegrafi.
Si mund të ndikojë temperatura te bebja juaj?
Nëse temperatura e trupit të nënës së ardhshme i kalon 37 gradë, kjo është një shenjë se po luftoni një infeksion. Prandaj, duhet të filloni shërimin.
Një hulumtim i ri i cili është bërë në embrionet e kafshëve, tregon lidhjen midis temperaturës në shtatzëninë e hershme dhe rrezikut të shtuar nga defektet e zemrës dhe të nofullave me rastin e lindjes.
Janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme në mënyrë që të konstatohet nëse vetë temperatura dhe jo infeksioni i cili e shkakton atë, rrit rrezikun e defekteve të lindura te njerëzit.
Nëse jeni në tremujorin e parë dhe keni temperaturën më të lartë se 38.8 gradë, patjetër kërkoni terapinë sa më parë. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e komplikimeve afatshkurtra dhe afatgjata për fëmijën tuaj në zhvillim.
Pse shfaqet temperatura gjatë shtatzënisë?
Shpesh shkaktohet nga infeksionet e traktit urinar dhe viruset e frymëmarrjes, por shkaktarët mund të jenë edhe infeksione të tjera. Shkaqet e zakonshme të etheve gjatë shtatzënisë janë:
• Gripi
• Pneumoni
• Tonsiliti
• Virusi i stomakut
• Infeksioni i veshkave
Cilat simptoma zakonisht shoqërojnë temperaturën e lartë gjatë shtatzënisë?
Duhet t’i kushtoni vëmendje të gjitha simptomave shoqëruese dhe të informoni mjekun. Ato zakonisht përfshijnë:
• Frymëmarrje e shkurtër
• Dhimbje shpine
• Të dridhura
• Dhimbje stomaku
• Frenimi i derës
Nëse temperatura e ngritur zgjat për një kohë të shkurtër dhe ju mendoni se është krejtësisht e padëmshme, është mirë të telefononi mjekun tuaj dhe ta informoni për ndryshimet.
Në shumicën e rasteve, gjithçka është në rregull dhe gratë do të jenë më të sigurta pas kontaktit me mjekun dhe nuk do të mendojnë nëse temperatura e ngritur do të ketë pasoja për fëmijën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Psikologët nxjerrin në pah gjërat që bëjnë narcisistët pas një ndarjeje

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës