LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 6° clearsky_night

Teatri i Qytetit të Gjilanit përmbyll vitin me një program artistik dhe atmosferë të veçantë

Teatri i Qytetit të Gjilanit përmbyll vitin me një program artistik dhe atmosferë të veçantë

Muaji dhjetor vjen me një atmosferë të veçantë në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, duke përmbyllur vitin me një program artistik të larmishëm dhe emocionues.

Në reporterin e dhjetorit, Teatri i Qytetit të Gjilanit njofton se përfshihen dy premiera të reja “Reliev” me tekst dhe regji nga Gëim Bucolli dhe “Jam unë ajo” me tekst nga Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj, të realizuara me regji nga Erson Zymberi.

Këto premiera të shfaqjeve të cilat do të shfaqen në këtë muaj, janë krijimtari individuale.


Këtë muaj vjen edhe Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme, organizuar nga organizata Anamour, Koncerti fantastik muzikor nga Elina Duni & Rob Luft Band, si dhe Festivali i Stand Up Komedisë nga Varg e Vi.

Poashtu programi përfshin shfaqjen mysafire nga Multimedia “Të Bardhët” me regji nga Besim Ugzmajli si dhe disa prej shfaqjeve më të dashura të sezonit, përshirë shfaqjet “Togeri nga Inishmori” (pjesëmarrëse në Festivalin e Teatrove në Mitrovicë, Mittrix Fest) “Djali”, “Një dorëzim në Spokan” dhe “Meri Popins”.

Teatri i Qytetit të Gjilanit përmes këty shfaqjeve synon t’i ofrojë publikut momente të paharrueshme, duke shpaluar vlera e prurje të veçanta teatrale.

“Përmes këtyre prodhimeve, provojmë që të rezonojmë me sfidat e kohës sonë, si dhe me vlera që frymëzojnë bashkëjetesë, reflektim dhe shpresë”, thuhet në njoftimin e teatrit.

Ndryshe, qytetarët ftohen për të qenë pjesë e këtij udhëtimi emocional dhe artistik, duke përfunduar vitin të mbushur me kreativitet dhe frymëzim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kalo në kategori