Teatri Dodona fiton çmimin Grand Prix në festivalin ''Aktori i Evropës 2017'' në Maqedoni

Shfaqja ''Anonymus Venis'', me tekst të Giuseppe Berto dhe regji të Drita Begollit, nga teatri Dodona në Prishtinë, është fitues i çmimit Grand Prix të edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar Teatror ''Aktori i Evropës 2017'', që mbrëmë pëfundoi në Resnjë.
Çmimin për rolin më të mirë e fitoi Snezhana Petrova, aktore nga Bullgaria, ëpr rolin e saj në monodramën ''Unë jo''. Monodrama ''Jeta është loto'' me aktore Monika Romiq, u shpërblye për çmimin e kreativitetit, gjallërisë, komunikimit, lojës aktruese dhe ndërverprim me publikun, me transformim spektakolar dhe lojë që kënaqë.
Shfaqja franceze ''Extremofil'' mori çmimin ''Jacques Lacarrière''. Çmimin ''Evropa e Re'' e morën studentët rinj të Bukureshtit që luajtën shfaqjen ''Idioti''. Çmimin ''Naum Manivillov Prespanski'' e fitoi Teatri Kombëtar i Shtipit, me shfaqjen ''Hapësi i Konzervave''.
Përndryshe, në gjashtë ditët e kaluara, në Resnjë u mbajt festivali ndërkombëtar i teatrove ku morën pjesë shfaqje nga Rumania, Serbia, Kroacia, Franca, Greqia, Kosova, dhe Maqedonia./Telegrafi/









































