Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka publikuar programin e shfaqjeve për muajin prill.

Programi i këtij muaji do të hapet me datën 9 prill 2025, me premierën e shfaqjes “Në kërkim” të Teatrit Rom "Nexhip Menekshe", nga autori Bertolt Brecht dhe regjisori Mahir Musliu.


Gjatë muajit prill, krahas reprizave të shfaqjeve të realizuara nga teatri i qytetit, në program figuron edhe shfaqja muzikore "Një natë, një melodi, një kujtim", i prodhuar nga Zana Duraku dhe OJQ "Dua", raporton Telegrafi.

Ndërkaq dy shfaqjet e Teatrit “Bekim Fehmiu” gjatë këtij muaji do të paraqiten në Kamenicë me 22 prill dhe në Prishtinë me 24 prill. /Telegrafi/