Të zhgënjyer dhe befasuar me mosmiratimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, KOK fton deputetët ta përmirësojnë “gabimin”

Mos kalimi i Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamenti, i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë, ka befasuar gjithë komunitetin e sportit, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e madh me hezitimin e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Komiteti Olimpik i Kosovës, si institucioni më i lartë sportiv në Kosovë, ka mbetur tej mase i habitur se si një amendament i cili e dërgon përpara zhvillimin e sportit në Kosovë, i cili do të krijonte qindra e mijëra vende të reja të punës, do ta ulte shkallën e informalitetit, e do e ndalte valën e largimit të rinisë nga Kosova, nuk gjeti përkrahjen edhe nga deputetët, të cilët jo rrallë herë dinë të krenohen me arritjet e sportistëve.
KOK falënderon të gjithë deputetët që po e mbështesin miratimin e këtij Ligji dhe këtij amendamenti dhe në të njëjtën kohë ju bënë thirrje të gjithë deputetëve hezitues që ta mbështesin këtë Ligj dhe këtë amendament, sepse me të do të mbështesin sportistët e Kosovës, do të mbështesin fëmijët e tyre duke i larguar ata nga rrugët devijante.
Sportistët tanë janë ata që po na bëjnë të lumtur e krenar me rezultatet kulminante, duke e promovuar e lartësuar flamurin dhe Shtetin e Kosovës në gjithë botën, madje edhe në vendet ku deputetëve të Kosovës dhe gjithë të tjerëve iu mohohet edhe hyrja.
Duam të ju rikujtojmë se numri i klubeve në Kosovë, në vend se të vazhdon rritjen, nga dita në ditë po e vazhdon rënien, duke bërë që shumë klube, madje edhe ato më me nam të gjejnë shuarjen, në vend të gjetjes së përkrahjes nga sponsorët dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ndërkombëtarizimi i sportit pas luftës ishte synimi më i madh i të gjitha sporteve, ndërsa shumë sosh, detyrohen sot 20 vite pas lufte që shkaku i mos përkrahjes së mjaftueshme financiare, të mos arrijnë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare.
Andaj, duke besuar se mos votimi i këtij ligji nga deputetët ishte jo i menduar mirë, ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që këtë ligj ta votojnë në seancën e radhë dhe kështu me votën e tyre të bëhen pjesë e një zhvillimi të hovshëm të sportit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri