LAJMI I FUNDIT:

Të zhdukura, një vajzë nga Shkupi, një grua nga Vinica

Të zhdukura, një vajzë nga Shkupi, një grua nga Vinica

Një vajzë nga Shkupi dhe një grua nga Vinica janë denoncuar si të zhdukura, dje në polici.

V.K. (44) ka denoncuar se më 14 shtator nga shtëpia e tyre në drejtim të panjohur është larguar bija e tij 16 vjeçare, e cila qenka me gjendje të rënduar mendore.

L.M. (65), nga Vinica, ka denoncuar se më 13 shtator nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar bashkëshortja e tij S.M. (47).


Policia po ndërmerr masat e duhura për gjetjen e personave./Telegrafi/