Takoj dhe shoh shpesh e më shpesh, njerëz të kërrusur apo në kërrusje e sipër, të cilët pasi pështyjnë dhe psherëtijnë, u japin zë ofshamave të tyre të brendshme, që kumbojnë si vullkane të shuara në shpirtrat e tyre, plot gjurmë të dukshme e të padukshme plagësh…
Janë turmat e atyre që nuk bien në sy, ndonëse janë shumica e kësaj bote, femra apo meshkuj, apo qëllon edhe të dyja bashkë njëherësh, që zgjohen për të punuar si ca insekte toke, aspak fluturake mjerisht shumë prej tyre, pa identitet dhe që, kur të vdesin, do të mbeten jashtë Kujtesës së kësaj toke dhe këtij universi…
Janë ata, shumica absolute, që punojnë derrçe dhe që dehen me birra të lira dhe ushqehen e gjejnë shije, në paketimet një apo dy dollarëshe…
Ata pra, të tradhtuarit e shumtë të kësaj toke, të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm, se edhe nëse vdesin apo bien në ndonjë greminë urbane, askush nuk do ta ndjejë mungesën e tyre, pasi që ndoshta janë ca krijesa që nuk lëshojnë as hije, se mbase ata, janë të padukshëm edhe përkundrejt vetë Diellit…
Porse, ashtu sikundër dhe heshtja ka një zë, apo sikundër çdo gjallesë lëshon një tingull, edhe turma e të braktisurve e ka një Zot!
Ose më saktë, Zoti, për aq sa Ai ekziston, në të vërtetë apo në trurin tonë, Ai Zot pra, është Zoti dhe dashnori i kësaj turme që ofshan, dhe i askujt tjetër…
I kësaj turme pra, të të shumtëve që ndjehet e tradhtuar, të vetmuar apo krejtësisht jetime, në ato sekonda jetë, që Universi u ka dhënë borxh për të gjalluar…
“Pse o Zot! Pse o Zot, mbi këtë tokë mbretëron padrejtësia?! Pse o Zot? Pse o Zot, tradhtari përbetohet për besnikëri dhe dashuri, pikërisht kur është në afshin e epsheve të tradhtisë? Përse, hajduti, përbetohet për ndershmëri, ndërkohë që na vjedh, e na zhvat?! Pse?!! Dhe, mbi të gjitha, përse Zoti, Zoti ynë nuk ndërhyn për të ndrequr gjërat? Për të vendosur Peshore Drejtësie?! Për të ndëshkuar fajtorët dhe për të mbrojtur të tradhtuarit, jetimët dhe të pafuqishmit?!”
Dhe janë të shumtë ata që psherëtijnë dhe pështyjnë gjak kësisoj dhe ndjehen të vetmuar dhe të braktisur ata!
Ua lexoj vështrimet, që marrin vrull nga zgavrat e syve, e që ngjiten lart, në atë pikën e panjohur që quhet Zot, si ca re avulli të bardhë…
Dhe, në këtë vetmi të thellë, në këtë braktisje të pashërueshme, ata, gjithmonë e më të shumtë dhe gjithmonë e më të dëshpëruar, ngrenë sytë lart, diku turbull në qiell, në kërkim të një drejtësie hyjnore!
Por, disa shërbëtorë të stërholluar, paguar nga “zhvatësit” dhe gjakpirësit tanë dhe të kësaj bote, u thonë turmave në mënyra të ndryshme se kjo drejtësi, për krimet e kryera mbi ta dhe mbi jetët e tyre, nuk do të mbërrijë kurrë mbi tokë dhe ndër ne!
Sepse, fërshëllejnë si gjarpri ata, për t’ju helmuar e vrarë çdo shpresë në drejtësi dhe nder, “thjesht Zoti nuk është!” dhe “Drejtësia është një shpikje e mendjeve të sëmura, një koncept brenda kafkës së mjeranëve të pashpresë dhe jo një Mbretëreshë e gjithëpushtetshme e universit!”… përhapin muzg të shtuar trishtimi ata të pabesë shërbëtorë e shërbyes të hajdutërisë!
Dhe paskëtaj, të paguarit, këta gënjeshtrathënësit që flasin me fjalë të puthitura, ngrenë lart, ca vetulla gënjeshtare serioziteti, shkojnë e arkëtojnë te padronët e tyre, monedhat e shpërblesës, që ju shtyjnë Ju, Populli im, herë në vetëvrasje, herë në nënshtrim, e që ju lënë në errësirën pa shtegdalje, apo ju mbysin kështu në pusin e vrerit pa kufi që ju kap nga gryka dhe nuk ju lëshon më, derisa ju merr shpirtin e rraskapitur…
Bëj çfarë të duash populli im, ti gjithmonë je dhe do të jesh i pafajshëm, sepse ti gjithmonë paguan e stërpaguan maskarenjtë…
Vetëm se, mos rresht asnjë çast së besuari te drejtësia e tokës dhe e qiellit, që do të bjerë mbi zhvatësit, mbi tradhtarët, mbi të pabesët që kanë shpërdoruar si ca prostituta gojë shthurura, besimin tënd të shenjtë!
Sepse drejtësi ka!
Dhe, ajo herë bie si kambanë e vdekjes dhe herë si lëngatë pa shërim, e herë-herë, e ndoshta gjithmonë e më shpesh, si një aksident pa kuptim, si një rrufe në qiell të hapur!
Sepse budallenjtë, maskarenjtë dhe kurvërorët e kurvat, nuk e dinë sa misterioze dhe e beftë është drejtësia hyjnore!
Kur ata, shpesh në vetminë e klinikave të shtrenjta, do të jenë duke lënguar plot spazma, do të ndjehen më vetëm dhe më të mjeruar se kurrë, kur të shohin familjarët, që mezi presin jo shpëtimin, por vdekjen e tyre, për të ndarë babëzisht plaçkën e vjedhur.
Se do të vijë dhe radha e tyre për të vuajtur e për t’u brengosur pa shërim, ashtu si ne, populli im, vuajmë e brengosemi shpesh pa ngushëllim, prej kësaj fare, në të shumtën e vet, farë kopilësh, pa oxhak e pa fis me derë të lartë, apo farë e mosprejardhur prej emrash të njoftshëm…
Do vuajnë pra dhe zhvatësit dhe tradhtarët e Besimit, se do të zhvaten dhe ata e do të tradhtohen dhe ata, tradhtarët, kur të vendosin besim te bashkëpunëtorët apo te të dashurit e tyre të fshehtë, e do bien edhe ata në pusin e thellë të mjerimit shpirtëror të pashërueshëm!
Dije popull, ato çaste hidhërimi që vazhdojnë e zvarriten si shekuj në shpirtrat e tyre, nuk mund të gjejnë ngushëllim dhe ilaç as në kështjellat e tyre, as në piramidat me para dhe as në skutat më të thella të qenies së tyre të nxirrosur.
Do vijë pra Dita, që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por nuk do të marrin as përgjigje dhe as ngushëllim, përderisa drejtësi të jetë vendosur… /360grade/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova