Autoritetet në Kroaci kanë thënë se gjatë orëve të mëngjesit, afër ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë janë dëgjuar të shtëna, nga të cilat një polic ka mbetur i plagosur.

Në këtë drejtim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët e policisë gjetën një person i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit.


Siç supozohet, ai kishte bërë vetëvrasje ndërsa po punohet në përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

 Drejtori i Spitalit ku është vendosur polici i plagosur ka thënë se polici i plagosur është në gjendje stabile. /Telegrafi/

Të shtëna para ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë - një polic qëllohet me armë, sulmuesi në arrati

Një oficer policie u qëllua me armë përpara hyrjes në ndërtesën e qeverisë së Kroacisë.

Kështu së paku raportojnë mediat vendase, sipas të cilave edhe një shpërthim zjarri u dëgjua gjatë të shtënave, përcjell Telegrafi.

Tomislav Medved, Ministri i Çështjeve të Veteranëve, para gazetarëve ka thënë se ai nuk mund të hynte në detaje.

aa1 1

"Ne mund t'u themi qytetarëve se Kroacia është një vend i sigurt", ka thënë ai, duke u bërë thirrje gazetarëve të presin që autori të kapet dhe të kryhet një hetim, pas së cilës gjë, qytetarët do të informohen.

Departamenti i Policisë së Zagrebit ka konfirmuar se të shtënat ndodhën dhe se autori ishte në arrati.

Si rezultat, të gjitha forcat e disponueshme të policisë po e kërkojnë atë. /Telegrafi/