Shkodra është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë kriminale ku një person ka mbetur i vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në mes të qytetit, pranë godinës së bashkisë.

Ata po pinin kafe në  një lokal ndërsa janë qëlluar me breshëri kallshnikovi ku i plagosur rëndë ka mbetur E.V, vëllai i D.B dhe dy persona të tjerë.


Sipas burimeve paraprake, Vaso është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Euronews.al/