Avokati i Popullit me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta apelon deri te të gjithë veprimtarët në shoqëri në periudhën në vijim në mënyrë edhe më të përshpejtuar dhe më të përkushtuar të punojnë në integrimin e plotë të personave me nevoja të veçanta, me çka do të ishin realizuar të drejtat e tyre.

"Integrimi, e jo përjashtimi është forca lëvizëse e një shoqërie. Në këtë drejtim, duhet t'i bëjmë me qasje për të gjithë, edhe çerdhet e fëmijëve, shkollat, spitalet, institucionet shtetërore, programet televizive...Vetëm në atë mënyrë do të dëshmojmë se jemi duke punuar për vlera të vërteta njerëzore. Mirëpo, nuk duhet të jemi të përkushtuar në këtë çështje vetëm gjatë kësaj dite, 3 dhjetorit, por edhe gjatë gjithë ditëve tjera të vitit", thotë Avokati i Popullit në kumtesën e dërguar me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.


Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta këtë vit shënohet me moton "Shoqëri për të gjithë"./Telegrafi/