LAJMI I FUNDIT:

Do të përfitonin 50 mijë euro, mediat italiane zbulojnë rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës

Do të përfitonin 50 mijë euro, mediat italiane zbulojnë rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës

Mediat italiane kanë nxjerrë detaje të reja sa i përket arrestimit të tre shqiptarëve në portin e Livornos.

Sipas asaj që raporton “Iltirreno”, tre shqiptarët u arrestuan mbrëmjen mes 25 dhe 26 tetorit, por ngjarja është konfirmuar vetëm në 31 tetor.

Alfons Teqa 49-vjeç, Athanas Xhuveli 30-vjeç dhe 36-vjeçari Rushan Kanushi u dnaluan nga policia në portin e Livornos, ku kishin shkuar për të marrë mallin e ardhur nga Ekuadori.


Mediat raportojnë se në anijet tregtare ishin ngarkuar 40 kilogram kokainë e nisur nga porti i Guayaquil, vlera e të cilës shkonte në 3 milionë euro, por tre “postierët” shqiptarë do të përfitonin 40 deri në 50 mijë euro, por dështuan.

Anija ishte nisur nga porti i Guayaquil, në Ekuador, me emrin “Cma CGM Imagination”. Flamuri i saj ishte maltez, teksa ka bërë tranzitet e saj në Marsejë dhe Barcelonë, por skaneri në Livorno zbuloi ngarkesën. Droga, e ndarë në 36 blloqe peshonin pak më shumë se një kilogram secila, shkruan “Iltirreno”.

Operacioni për kapjen e ngarkesës u krye nga Guardia di Financa dhe Agjencia e Doganës italiane. Ndërhyrja u krye në Darsena Toscana, kurse të dyshuarit ndodhen në burgun e Sughere.

Asnjë nga shqiptarët e arrestuar nuk tha asnjë fjalë para prokurorit publik Daniele Rosa.

Në media thuhet se teqa dhe Xhuveli kishin ardhur direkt nga Shqipëria, ndërsa Kanushi ka qenë ndoshta në Itali përpara se të mbërrinte në qytet për të rikuperuar sasinë e madhe të drogës. Ata dyshohet se janë punësuar si korrierë për të tërhequr dhe dorëzuar mallin për organizatën. Me vete mbanin çantat e shpinës, ku kishin të gjitha pajisjet e nevojshme për të hapur kontejnerin e sapozbritur./Vizion+

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori