Të paktën 15 persona janë shtruar në spital pasi një autobus dykatësh u përplas në një prej stacioneve hekurudhore më të ngarkuara të Londrës.

Policia tha se dy persona të tjerë u trajtuan nga mjekët në vendin e aksidentit pranë stacionit Victoria të enjten.


Asnjë nga të lënduarit nuk besohet të jetë në rrezik për jetën, transmeton Telegrafi.

Shoferi i autobusit të linjës 24 ishte midis të lënduarve në përplasjen e orës së pikut të mëngjesit.

Pamjet filmike treguan autobusin të ndaluar me një xham të thyer dhe automjete emergjence, përfshirë makina policie, autoambulanca dhe një makinë zjarrfikëse në vendngjarje.

Dëshmitari Emit Suker tha se autobusi "po ecte me shpejtësi të madhe dhe doli nga rruga".

"Brenda autobusit kishte rreth 15, 16 persona. Njerëzit bërtisnin - ishte e tmerrshme", tha Suker.

Policia metropolitane u bëri thirrje dëshmitarëve të dërgojnë pamje nga telefoni ose kamerat e makinës ndërsa hetojnë. Nuk janë bërë arrestime. /Telegrafi/