LAJMI I FUNDIT:

Të pagjeturit duhet kërkuar së bashku

Të pagjeturit duhet kërkuar së bashku

Kryetari i Qendrës Burimore për të Pagjetur Bajram Çerkini tha ssot se kjo qendër është multietnike, e cila ka për qëllim zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe kujdesin ndaj viktimave që i kanë shpëtuar luftës.

Çerkini tha se aktivitetet e tyre i ka përkrahur ambasada e Mbretërisë së Bashkuar për konferencën multietnike.

“Ne jemi bashkuar të gjitha minoritetet që kemi dhimbjen e njëjtë dhe për të qenë më të fortë. Këtu është edhe Milloradi, i cili e ka pranuar këtë bashkim dhe sot ka hedhur lule tek pllaka përkujtimore. Ju mediat mund të na ndihmoni shumë dhe dua që ju t’i frekuentoni takimet tona”, tha Çerkini.


Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve nga komuniteti serb Millorad Trifunoviq tha se i vjen keq që kjo tragjedi dhe agoni ende po vazhdon dhe se të gjithë së bashku janë duke kërkuar të pagjeturit.