Marin Mema
Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pafund pasuri turistike në një hapësirë kaq të vogël, por që nuk di t’i përdorë ende siç duhet.
Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme, e cila ose është mbytur në ndërtime betonizuese ose nuk ka infrastrukturë dhe projekte të denja për t’i kthyer në destinacione të mirëfillta turistike. Sot pjesë të tëra, siç është gjiri i Kepit të Rodonit, bregdeti i Fierit, plazhi i Godullës, Rrushkullit, presin një zhvillim të vërtetë në trajtë turizmi jo më spontan e të paorganizuar, por të vendosur në binarët zhvillimorë evropianë.
Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit malor e megjithatë, jo për faj të tyre, shqiptarët në masë dërrmuese shkojnë në Mavrovë, Kolashin e gjithkund tjetër. Sigurisht, ka një grup vendesh që vitet e fundit janë zhvilluar, siç është rasti i Razmës, Thethit, Vermoshit, Dardhës, Valbonës, Voskopojës etj., por për t’u kthyer në destinacione të mirëfillta duhet shumë më shumë. Duhen investime të zgjuara e me mbështetje, duhen pista skish, duhen teleferikë, duhet gjithçka që banorët nuk mundet ta bëjnë të vetëm.
Nëse viziton parkun kombëtar të Shebenikut në Librazhd është e vështirë të mendosh se diku tjetër mund të ketë falur natyra kaq shumë e po kështu në Gërmenj, Vithkuq, Lëpushë, Qafë Shtamë, Dumre, Prespë, Hotovë… Shqipëria është një mrekulli e falur nga natyra, sigurisht aty ku barbarët nuk janë hedhur duke masakruar pyjet.
Ky vend ka monumente kulture në çdo cep, por diku nga mosmirëmbajtja, diku nga shpërfillja e instinkti shkatërrimtar që na shoqëron ato ose flenë ose kanë humbur ose nuk shfrytëzohen siç duhet. E sigurisht këtu nuk flitet vetëm për destinacionet e përhershme, siç janë Butrinti, Apollonia, Kruja, Antigoneja etj., sepse Shqipëria ka shumë mundësi të tjera që do t’i shtoheshin një liste të gjatë vlerash. E vështirë të mendosh se veç banorëve të zonave ka të tjerë që njohin, p.sh. kalanë e Kardhiqit, atë të Zhulatit jo larg Tepelenës, qytetin e Nikaias në zemër të Mallakastrës, atë të Sardës pak km nga Shkodra, kalatë e Qinamit, Gurit të Bardhë apo vlera si ajo që përcjell kalaja e Grezhdanit në Dibër e kështu me radhë.
Të gjitha këto vlera dhe mund të renditen pafund të tjera, si Albanopoli, Dimali, Palokastra, Dorëzi, Ndroqi, Vigu, Kalaja e Kratulit, Matohasanajt, varret unikale ilire ne Selcë të poshtme, Hija e Korbit, Hadrianopoli, Irmaj, Gurëzeza, Kalaja e Sopotit në Borsh, ajo e Këlcyrës, Leklit, Olympes, Laçit, Pogradecit e madje edhe ajo me histori të jashtëzakonshme e Drishtit, flenë në pritje që dikush të kujtohet, jo thjesht për t’i renditur ndër regjistra, por për t’i rikthyer në vende vërtet të vizitueshme. Janë kaq shumë e kanë secila aq histori sa vështirë se turistët e huaj, ata për të cilët trumbetojmë, nuk do të donin t’i vizitonin.
Edhe më shumë meritojnë qytetet e lashta të Orikut, Bylisit, Amantias, të cilat ende njihen e vizitohen shumë pak, krahasuar me historinë që mbartin.
Një destinacion të jashtëzakonshëm do të përbënte turizmi me vizitat e shpellave apo speleologjik. siç njihet më së shumti. Ky vend ka lumenjtë, liqenet, ka legjenda që shoqërojnë thuajse çdo zonë, ka tradita e shumëçka që do të duhej të tërhiqte turistë të pafundmë. Sigurisht, gjërat kanë nisur të ndryshojnë për mirë e Shqipëria po fillon të kthehet në një trend, por kjo s’do të thotë se duhet të mjaftohemi me kaq. Nuk mundet më të kënaqemi me turistë disa orësh në Gjirokastër, Berat, Sarandë etj., por duhet të gjejmë mënyrën për t’i mbajtur sa më gjatë këtu e mundësitë ekzistojnë.
Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, duhet vetëm të dimë ta njohim, ta kuptojmë e ta pranojmë si të tillë. Deri sot nuk e kemi bërë, përkundrazi jemi një vend i pasur, por me xhepa te grisur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet