Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, proces i cili ende nuk dihet se kur do të ndodhë, do t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe krijimit të Qeverisë së re. E fundi i muajit mars po konsiderohet si një afat kohor, i cili do ta gjej Kosovën me institucione të reja.
Procedurat e mëtutjeshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës i ka shpjeguar për KosovaPress, hulumtuesi në Instituti e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani brenda 30 ditëve duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të rezultatit zyrtar zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në të cilën zgjidhet kryetari i Kuvendit, i cili në bazë të rezultateve të zgjedhjeve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, dhe pastaj zgjedhën edhe nënkryetarët e Kuvendit.
“Certifikimi i rezultatit përfundimtar i qel rrugë presidentes që me thirr seancën e parë konstituive, e cila duhet me u mbajt 30 ditë nga data kur shpallen rezultatet përfundimtare. Në rast se presidentja nuk e thërret….atëherë Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30, e thërret presidentja, por kryetari i Kuvendit nuk e thirr mbledhjen e kryesisë për ta caktuar rendin e ditës, Kuvendi mblidhet prapë me datën kur e ka thirr presidentja, dhe po në atë seancë do të duhej të zgjidhej kryetari, nënkryetarët në mënyrë që të konstituohet Kuvendi…..
I hapet rrugë që presidentja partinë e parë që ka dal nga zgjedhjet që ta propozoj mandatarin e qeverisë. Në ndërkohë pas marrjes së dekretit nga mandatari, ai ka një afat deri 15 ditë që t’ia propozoj Kuvendit përbërjen e Qeverisë së Kosovës dhe të dëshmoj që i ka edhe numrat. Në rast të një dështimi të tillë, atëherë presidentes i hapet prapë një rrugë tjetër që të dialogojë me partitë tjera apo koalicionet që dëshmojnë se i kanë votat.. Prej momentit që dekretin e merr i dyti, ky i ka pastaj 10 ditë për ta themeluar Qeverinë e Kosovës. Në rast se as ky i dyti nuk mundet, vendi shkon në zgjedhje”, shprehet Jakaj.
Hulumtuesi i IKD-së beson që fundi i muajit mars do ta gjejë Kosovën me institucione të formuara.
“Përafërsisht mund të ndodh që deri në fund të marsit të jemi me Kuvend të konstituar, por edhe me qeveri të formuar sepse po shihet se numri i votave të kandidatëve tashmë është kah fundi”, thotë ai.
Drejtori i Oda Consulting, Erblin Hoxha shprehet optimist që kah mesi i muajit të ardhshëm do të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Politologu Hoxha nuk beson se vendi do të shkoj përsëri në zgjedhje, të paktën jo deri vitin e ardhshëm kur Kuvendit të Kosovës do t’i duhet të zgjedh presidentin e vendit.
“Presim në rastin më të mirë që në mes të marsit me pas takimin e parë të Kuvendit…Unë mendoj se janë gjasat shumë të vogla që me shkua drejt zgjedhjeve pas konstituimit të Kuvendit, janë maksimalisht 30 ditë ku duhet të mbahet edhe votimi për qeverinë dhe besoj që gjatë kësaj kohe derisa të bëhet certifikimi i zgjedhjeve, partia fituese do të arrij me një konsensus, kjo varet edhe nga numri final i deputetët, deri tani është shumë afër duhet 3 apo 4 deputetë maksimalisht që t’i ketë për të krijuar shumicën minimale për krijimin e qeverisë. Nuk e shoh që në këtë pikë do të ketë zgjedhje të reja”, theksoi ai.
Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për përfaqësuesit e tyre të ardhshëm për katër vite.
Sipas rezultateve aktuale, në këto zgjedhje parlamentare partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 40.89 %, pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.40 %, pasuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.23 %. Koalicioni AAK-NISMA ka marr 7.40 % të votave, ndërsa Lista Serbe me 4.81 %.
Sipas rezultateve të KQZ për vendvotime, përbërja e Kuvendit të ardhshëm për 100 ulëset e shumicës do të duket kështu: Lëvizja Vetëvendosje me 47 deputetë, PDK me 25 deputetë, LDK do të ketë 20 deputetë, ndërsa, AAK-NISMA, 8 deputetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Ramadani: ASH garanton stabilitet në qeveri, largimi do të impononte zgjedhje të parakohshme

“Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara” – Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë