LAJMI I FUNDIT:

Të mbijetuarit vuanin nga dehidrimi dhe nxehtësia – detaje dhe pamje nga vendi ku u gjetën të paktën 46 persona të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

Të mbijetuarit vuanin nga dehidrimi dhe nxehtësia – detaje dhe pamje nga vendi ku u gjetën të paktën 46 persona të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

Të paktën 46 persona u gjetën të vdekur brenda një rimorkioje në një tentativë të supozuar për kontrabandë migrantësh në Teksasin e Jugut të hënën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 16 të tjerë në kamion u dërguan në spitalet në San Antonio, konfirmoi shefi i policisë William McManus.

Ai tha gjithashtu se tre persona janë në paraburgim, por se nuk dihet nëse ata ishin ‘absolutisht të lidhur me këtë apo jo’.


Shkaqet e vdekjes së viktimave nuk janë konfirmuar ende, megjithëse shkaku i sugjeruar ishte nxehtësia ekstreme.

Zyrtarët thanë se të mbijetuarit kishin vuajtur nga dehidrimi dhe goditje nga nxehtësia.

Të paktën 46 persona të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas
Lexo po ashtu Të paktën 46 persona të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

“Pacientët që pamë ishin të nxehtë kur prekeshin. Ata vuanin nga goditja e nxehtësisë dhe rraskapitja”, tha shefi i zjarrfikësve Charles Hood në një konferencë shtypi.

“Nuk ka shenja uji në automjet. Ishte një rimorkio frigoriferike, por nuk kishte asnjë njësi të dukshme AC që punonte në atë platformë”, citohet të ketë shtuar ai.

Nga 16 të mbijetuarit, 12 ishin të rritur dhe 4 ishin fëmijë, sipas zyrtarëve.

Kamioni u gjet i braktisur rreth orës 18:00 (sipas kohës lokale) nga një individ që punonte aty pranë.

Shefi McManus tha se personi në fjalë ‘dëgjoi një britmë për ndihmë dhe doli për të hetuar’.

Ai tha se ai i gjeti dyert e rimorkios pjesërisht të hapura kur mbërriti.

“Gjendja e emigrantëve që kërkojnë strehim është gjithmonë një krizë humanitare”, ka thënë kryebashkiaku i San Antonios, Ron Nirenberg, “Por sonte kemi të bëjmë me një tragjedi të tmerrshme njerëzore”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori