Duke ecur në hap me të atin, Christopheri i vogël një ditë i rrëfen prindit të lodhur nga jeta, një proverb të cilin me gjasë e kishte dëgjuar në kopsht. Pesëvjeçari i tregon të madhit Chris se si dikur ishte një burrë që po mbytej në ujë dhe në ato çaste afër tij po kalonte një varkë. Burri në varkë ndalon dhe e pyet atë që po mbytej: “A do ndihmë?”, por ai ia kthen: “Zoti do të më shpëtoj mua”. Më pas vjen edhe një varkë tjetër dhe një burrë sërish përpiqet ta ndihmojë, por edhe atij ia kthen: “Zoti do të më shpëtoj mua”. Kur iku edhe varka e dytë, ai u mbyt dhe shkoi në Parajsë. Atje e pyet Zotin: “O Zot, po pse nuk më shpëtove?”. Ndërsa, Zoti ia kthen: “Po, unë t’i nisa dy varka”.
Morali i këtij proverbi që rrëfehet nga një fëmijë në filmin “The Pursuit of Happyness” (Në kërkim të lumturisë) është se njeriu duhet t’i shfrytëzojë mundësitë që i jepen në kohën e duhur. Ne shqiptarët në Kosovë nuk i kemi lënë varkat të na ikin. Kemi hipur në varkë atëherë kur na cenohej sovraniteti njerëzor dhe ishim vënë para terrorit e gjenocidit serb. U përpoqëm vetë, më pas erdhën miqtë dhe na shpëtuan për aq sa mundën. Varka na erdhi edhe në vitin 2008. Miqtë, sërish ndaluan, na ndihmuan dhe e bëmë shtetin. Por, shpejt u kthyem prapë në ujë. Droja është se po s’u dhamë tash krahëve për të shpëtuar vetë, do të fundosemi si ai i “marri” në rrëfimin e Christopherit.
Por, mes nesh dhe Chrisit ka një dallim. Chrisi nuk dorëzohet as atëherë kur mbetet pa punë të rregullt, pa shtëpi, pa veturë e pa asnjë dollar në xhep. Ai nuk e pret varkën, por e kërkon lumturinë derisa me shumë mund e sakrificë e gjen atë. Ne e bëjmë të kundërtën. E dimë se jemi keq, por s’na ha mendja t’i rrekemi kërkimit të lumturisë. Ne duam sevda edhe pse e dimë se nuk i kemi rendet. Ne nuk jemi veç më të varfrit e më të izoluarit në gjithë Kontinentin e Vjetër, por jemi edhe më të marrët. Kur të gjithë evropianët punojnë, ne pushojmë për Ditën e Evropës. Festojmë izolimin!
Ne festojmë, pa çka se në mëngjes zgjohemi me lajmin se pacientët me kancer nuk kanë terapi që ua shpëton jetën apo ua lehtëson dhimbjet. Nuk e prishim terezinë as kur e marrim vesh se shteti nuk ka siguruar insulina për diabetikët. S’na prishet rehatia as kur mësojmë se mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë për shkak të keqmenaxhimit të një ndërmarrjeje publike. S’e bëjmë fort dert që punëtorët rrezikojnë jetën për një pagë minimale. I qajmë vetëm atëherë kur vdesin. Bëhemi gjithë sy e vesh për t’i dëgjuar se çka thonë ata që na kanë lënë pa sigurime shëndetësore, pa sigurime jetësore e pa shtesa të fëmijëve. U duartrokasim politikanëve që shesin moral për ndërtimin e një shoqërie demokratike, për rritjen e mirëqenies e për hapjen e perspektivës, ndërsa rrimë duke e shikuar kalendarin se mos po na ikën dita e terminit për të aplikuar për një vizë jashtë shtetit.
Ne gjejmë arsye për të festuar edhe kur e dimë se e kemi një president që është në gjendje të bëjë gjithçka vetëm që të mbetet protagonist i nënshkrimit të paqes me Serbinë; e kemi një kryeministër që nuk e di se kë e ka emëruar zëvendësministër; e kemi një kryeparlamentar që shënon kosha basketbolli brenda në kabinet; i kemi ministrat që nuk dinë se çfarë kontratash nënshkruajnë; dhe e kemi një opozitë që vetëm zhurmë di të bëj.
Ne e pranojmë të keqen, diskriminimin, fyerjen, përbuzjen, përçmimin e çka jo tjetër, sepse nuk e kemi guximin e as besimin se mund t’i ndryshojmë shumë gjëra vetë. Duke qenë kështu, kemi mbetur të fundit. “Ta dini se në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq”. Kështu thoshte Konica para një shekulli. Kështu mjerisht është edhe sot. Një popull i qytetëruar nuk do të festonte e të luante me lodra në një ditë që nuk është e tij. Të qytetëruarit nuk do ta festonin izolimin, sepse ashtu do të bëheshin të marrë.
E të marrët s’mund t’i ankohen as Zotit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame