Masat e reja përkitazi me situatën e krijuar me pandeminë Covid-19 të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë prekur edhe ngjarjet sportive në vend.
Në bazë të këtyre masave, tani pjesëmarrja e tifozëve në palestra dhe stadiume do të lejohet vetëm 10 për qind e kapacitetit të tyre me tifozë.
Kosova në futboll pas ndeshjes me Gjeorgjinë më 2 shtator në udhëtim, do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, atë ndaj Greqisë dhe Spanjës.
Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha ka thënë për KosovaPress se është e papranueshme që të lejohen vetëm 10 për qind e tifozëve brenda stadiumit për ndeshjet e kombëtares.
“Momentalisht është 10 për qind që është e papranueshme sepse është një kapacitet shumë i vogël i tifozëve kështu që nëse kalkulohet në 10 për qind i bie 200 tifozë t’i kemi të “Dardanët”. Me 200 tifozë nuk besoj që ia vlen të hyhet për të bërë diçka”, ka thënë Berisha.
Ai më tutje ka bërë të ditur se janë duke mbajtur takime të vazhdueshme me Ministrinë e Kulturës dhe po presin së shpejti një përgjigje prej tyre mbi atë nëse do të jetë e mundur që të lejohet një numër më i madh i tifozëve.
“Takimet janë të përditshme. Gjithmonë para ndeshjes i koordinojmë gjerat. Tani kemi pasur takim me Ministrinë e Kulturës, me Zëvendësministren, e kemi shtruar bashkërisht një kërkesë për të qenë më shumë diçka edhe po presim një përgjigje prej tyre”, ka theksuar Berisha.
Berisha ka deklaruar se ata janë duke kërkuar që të lejohet prania e tifozëve në kapacitetin prej 30 për qind të stadiumit.
“Sa ka qenë, 30 për qind. Edhe pse në të gjitha masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës ne jemi të gatshëm t’i zbatojmë. Asnjë njëri nuk do të hyjë pa test dhe pa vaksinë, ose testin ose vaksinën”, ka thënë në fund Berisha.
Nga ana tjetër, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka thënë se janë duke i shqyrtuar të gjitha format e mundshme për të lejuar praninë e tifozëve në kapacitetin prej 20 për qind në “Fadil Vokrri” dhe se një vendim mbi këtë çështje pritet në orët në vazhdim.
Ndeshjet ndaj Greqisë dhe Spanjës Kosova i zhvillon më 5 dhe 8 shtator në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

“Na shpëtoi disa herë”, tifozët e Real Madridit lavdërojnë ‘heroin e vërtetë’ përballë Atletico Madridit

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës