Autoritetet në Kosovë thonë se kanë të dhëna të besueshme se ku mund të ndodhen personat të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte në Kosovë gjatë kohës së luftës së viteve 1998-‘99.
Vendstrehimet e tyre, sipas organeve të ndjekjes penale në Prishtinë janë kryesisht vendet e rajonit, kryesisht në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe në vendet tjera të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.
Në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, thuhet se ka të dhëna për një numër të madh të personave, të cilët dyshohet se kanë kryer krime të luftës në Kosovë dhe numri më i madh i tyre jeton në Serbi.
Sa persona janë vrarë në luftën e Kosovës?
Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se personat që dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë ndodhen kryesisht në shtetet e rajonit.
“Ata që kanë kryer krime lufte zakonisht gjinden jashtë Kosovës, kryesisht në Serbi, por edhe në vendet e tjera dyshohet se strehohen në Bosnje, në Mal të Zi apo edhe në vende të tjera të rajonit”, tha Hoxha.
Por, me gjithë dyshimet se këta persona ndodhen në këto vende, organet në Kosovë nuk kanë informacione të sakta edhe për vendbanimet e këtyre personave, për shkak të mungesës së bashkëpunimit, sidomos me Serbinë.
Zyrtarët nga Prokuroria thanë se “Kosova mund të kërkojë edhe ekstradimin e tyre nëse do t’u diheshin vendbanimet e sakta”.
Ditë më parë, Policia e Malit të Zi, pas katër vjetësh në kërkim, kishte arrestuar Predrag Vukoviqin, një pjesëtar i ish-ushtrisë serbe i akuzuar për krime lufte më 1999, në Kosovë në fshatin Lubeniq.
Për këtë rast, organet në Kosovë nuk kishin njohuri, ndërkaq ato në Serbi kërkojnë ekstradimin e tij nga Mali i Zi.
Në Kosovë, çështja e hetimeve dhe gjykimeve për rastet e krimeve të luftës, nga qershori i vitit 1999 ka qenë kompetencë e administratës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK, kurse pas qershorit të vitit 2008, kjo kompetencë i ishte kaluar misionit të Bashkimit Evropian- EULEX.
Prokurori Hoxha, tha po ashtu se sistemi i drejtësisë në Kosovës, ka të dhëna për persona të caktuar të cilët kanë bërë krime në Kosovë, por ato nuk janë të mjaftueshme për veprime ndaj tyre.
“Ka diçka të dhëna, por ato për ne janë të paarritshme”, tha Hoxha.
Nga ana tjetër, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se me kalimin e kohës po zbehen dëshmitë dhe po vdesin dëshmitarët. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se për shumicën e krimeve të kryera nga Serbia në Kosovës, nuk ka të dhëna apo identifikim të personave.
“Në bazë të asaj sa kemi hulumtuar në terren shumë krime janë kryer prej personave që nuk janë nga Kosova dhe nuk kanë mundur të identifikohen nga dëshmitaret e mundshëm nga të mbijetuarit edhe nuk e besoj se Kosova do të ketë të dhëna të sakta ose dokumente që dëshmojnë se cili njësit nën komandën e kujt në cilin vend ka kryer krime. Pra, për disa krime që kanë ndodhur ekzistojnë të dhëna që në rend të parë janë hetuar nga fondi, janë krijuar dosje për brigada të ndryshme por në shumicën e rasteve për fat të keq nuk kemi të dhëna të sakta se cilat njësite kanë vepruar”, tha Blakaj.
Sipas Blakajt, ende nuk ekzistojnë të dhëna konkrete apo emra konkret të kryerësve të krimeve.
“Autoritetet në Kosovë, duhet ta gjejnë një zgjidhje se si të procedohet me tutje. Unë dyshoj se Serbia do t’i ekstradojë ata nëse janë në Serbi”, tha Blakaj.
Kosova dhe Serbia deri tash nuk kanë marrëveshje bashkëpunimi për ekstradimin e personave të kërkuar nga autoritetet e rendit dhe drejtësisë. Blakaj konsideron se edhe për ketë çështje duhet të bisedohet në dialogun politik midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Shumë vjet më parë kemi kërkuar nga autoritetet në Kosovës që ketë temë të bashkëpunimit juridik mes Serbisë dhe Kosovës ta imponojnë në dialog. Nëse Serbia nuk i ekstradon ata kryerës, atëherë duhet t’i dënojë vet dhe provat të cilat i ka prokurori në Kosovë t’i dorëzojë te organet e drejtësisë në Serbi”, tha Blakaj.
Krimet e luftës në Kosovë në shumicën e rasteve janë hetuan nga mekanizma të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë. Megjithatë, mijëra vrasje, masakra dhe dhunime kanë mbetur pa marrë gjykimin nga organet e drejtësisë.
Përveç numrit të madh të të vrarëve, rreth 19 vjet pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 650 personave, të cilët konsiderohen të pagjetur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Posta e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria – The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj