LAJMI I FUNDIT:

Të kapluar nga paniku se do ta pësojnë nga artileria dhe dronët kamikaz, tanket e ushtrisë ruse përplasen mes vete derisa tentojnë të ikin

Të kapluar nga paniku se do ta pësojnë nga artileria dhe dronët kamikaz, tanket e ushtrisë ruse përplasen mes vete derisa tentojnë të ikin

Një video turpëruese për ushtrinë e Vladimir Putinit po qarkullon në rrjetet sociale. Ajo shfaq momentin kur trupat ruse me tanke dhe autoblinda, pushtohen nga paniku kur mësojnë se janë nën sulmin e artilerisë dhe dronëve ukrainas.

Para se të goditeshin, tanket ruse fillojnë të bëjnë lëvizje të pakontrolluara, sa që në një moment përplasen mes vete duke ikur nga dronët kamikaz dhe predhat e artilerisë, transmeton Telegrafi.

Në një fushë shihet kolona e tankeve ruse dhe autoblindave që ishin cak i ushtrisë ukrainase, që po i godiste me dronë dhe artileri të rëndë.


E duke parë se nuk kishin nga të ikin për faktin se ishte fushë dhe nuk kishte male, shoferët e tankeve fillojnë nga paniku të përplasen mes vete.

Kjo video ka nxitur tallje në llogari të ushtrisë ruse, duke shpërfaqur haptazi joprofesionalizëm, dhe tregon se në radhët e tyre ka ushtarë që nuk i kanë kryer stërvitjet bazike për luftë.

Ky sulm ka ndodhur në periferi të Donetskut të pushtuar nga rusët, ku ukrainasit lëre që arritën të parandalojnë sulmin rus, por edhe të shkatërrojnë makinerinë e tyre luftarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Kalo në kategori