Gjilani të enjten do të përballet me ekipin nga Luksemburgu, Progres Niederkorn, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Pasi e mbylli kampionatin si i treti dhe ishte finalist i Kupës së Kosovës, Gjilani do të kërkojë suksesin edhe në garat ndërkombëtare.


Skuadrës do t’i prijë trajneri Klodian Duro, ndërsa gjilanasit kanë në skuadër emra të spikatur si Yll Hoxha, Besar Musolli, Përparim Islami, Baton Zabërxha, Arbnor Ramadani e Egzon Sinani.

347427919 753611776764656 543186775603577426 n

Para ndeshjes për Telegrafin ka folur ylli i Gjilanit, Baton Zabërgja, i cili ka tregtuar se skuadra ka dy ditë në Luksemburg për tu përshtatur.

“Jemi vendosur dy ditë më herët në Luksemburg për t’u ambientuar sa më mirë para ndeshjes. Normalisht që nuk do jetë e lehtë ndaj një kundërshtari që tashmë ka krijuar përvojën në garat ndërkombëtare. Megjithatë, ne kemi udhëtuar për të marr rezultat pozitiv dhe presim të zhvillojmë një ndeshje sa më të mirë”, ka thënë Zabërgja për Telegrafin.

355133951 743743794418121 8530953257111952034 n

Progres Niederkorn në vitet e fundit ka luajtur rregullisht në gara ndërkombëtare, ndërsa në sezonin 2018/19 kaloi dy raunde, duke eliminuar klube me emër si Gabala dhe Honved. Një vit më parë e kishte eliminuar Rangersin skocez.

Zabërxha thotë se e kanë analizuar kundërshtarin edhe pse këta të fundit kanë bërë ndryshime, por beson që do të marrin rezultat të mirë në ndeshjen e parë.

“Jemi duke e shikuar në vazhdimësi ekipin kundërshtar, megjithëse ka pësuar jo pak ndryshime, pasi që ka marr futbollistë të rinj. Ne kemi mënyrën tonë të lojës dhe do të japim gjithçka nga vetja për ta kaluar këtë sfidë” , nënvizoi Zabërgja.

352210094 279975151172943 3726758613446384551 n

Ndeshja mes Progres Niederkorn dhe Gjilanit zhvillohet këtë të enjte nga ora 19:30./Telegrafi/

telegrafi sport app