Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ditë më parë ka bërë të ditur që fillimi i vitit të ri shkollor do të fillojë me 27 shtator, me prani fizike të nxënësve nëpër shkolla. E të gatshëm për këtë rikthim në shkolla u shprehen edhe drejtorët e disa shkollave në Kosovë.
Drejtori i shkollës “Model”, në Prishtinë Liridon Maliqi në një prononcim për Telegrafin, tha se me përpikëri janë angazhuar për t’i bërë përgatitjet e duhura për kthimin e nxënësve në klasa.
“Po, i kemi bërë të gjitha përgatitjet që na përkasin neve me përpikëri, për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha Maliqi.
Në anën tjetër ai shtoi që të gjitha masat anti-COVID, janë marrë në shkollën që ai drejton e duke përfshirë këtu edhe shpërndarjen e librave.

“Dezinfektimi i shkollës është bërë nga Komuna e Prishtinës, por edhe ne kemi mjetet dhe materialin përkatës për dezinfektim te objektit në fund të çdo jave. Po ashtu, deri me sot kemi pranuar rreth 40% te librave (duke përfshirë brenda 60% këtu se për nivelin parafillor dhe klasat e nënta nuk do vijnë tekstet fare. Ndërsa për pjesën tjetër të librave, e ne veçanti për klasat 3 dhe 8, presim që t’i sjellin ne ditët në vijim”, deklaroi ai.
E përgatitjet e duhura për fillimin e mësimit janë bërë edhe në arsimin e mesëm, drejtori i gjimnazit Aleksandër Xhuvani në Podujevë, Liridon Mulliqi , tha se ata kanë qenë të gatshëm për të nisur mësimin, që nga fillimi i muajit shtator.
“Po, ne kemi qenë të gatshëm që nga fillimi i muajit shtator sipas periudhës në të cilën fillon çdo vit i ri shkollor, por edhe gjatë kësaj kohe që nxënësit nuk kanë qenë prezent në shkollë për shkak të vendimit të MASHTI dhe institucioneve shëndetësore për të mos filluar mësimi me prezencë fizike, në vazhdimësi është bërë pastrimi i hapësirave brenda shkollës nga ana e stafit teknik”, tha Mulliqi.

E përveç që dezinfektimi i shkollës është bërë vazhdimisht, ai tha se edhe gjatë vikendit është bërë dezinfektimi i hapësirës së shkollës.
“Po është bërë dezinfektimi i hapësirave të shkollës, gjithashtu është planifikuar që të bëhet edhe një here gjatë këtij vikendi para se nxënësit të kthehen në shkollë nëse vendimi i ministrisë do të jetë që nxënësit të vijojnë mësimin në shkollë. Jemi të pajisur mjaftueshëm me mjete dezinfektuese dhe me këto që kemi në dispozicion mundemi pa vështirësi të fillojmë procesin mësimor sa i përket furnizimit me mjete dezinfektuese”, pohoi ai.
Kurse, sa i përket kompensimit të orëve të humbura edhe pse janë shprehur te gatshëm, të dy drejtorët pajtohen që do të jetë problem në vete kompensimi dhe do të ishte sfiduese si për ta si për nxënësit nëse Ministria e Arsimit do të merrte një vendim të tillë.
Ndryshe, fillimi vitit shkollor do të duhej të ndodhte me 1 shtator si çdo fillimin vit shkollor më parë por për shkak të situatës së rënduar me coronavirus në vend, Ministria e Arsimit në konsultim me institucionet shëndetësore e kanë shtyrë një proces të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet