LAJMI I FUNDIT:

“Të gjithë”, Zidane bën një parashikim të madh për karrierën e Mbappes në Real Madrid

“Të gjithë”, Zidane bën një parashikim të madh për karrierën e Mbappes në Real Madrid

Trajneri francez, Zinedine Zidane ka dhënë një deklaratë të madhe për Kylian Mbappe pas transferimit të këtij të fundit te Real Madridi.

Zidane është përkujdesur ta lartësoj bashkëkombësin e tij Mbappe, duke thënë se do të kalojë të gjithë te Real Madridi, me rekordet që do të vendos.

“Mbappe është këtu [në Real Madrid] tani. Ai do të shkruajë histori në klub dhe mendoj se do t’i kalojë të gjithë”, ka thënë Zidane për Telefoot.


Klauzola marramendëse dhe fitimet e çmendura - të gjitha shifrat prapa marrëveshjes së Mbappes me Real Madridin
Lexo po ashtu Klauzola marramendëse dhe fitimet e çmendura - të gjitha shifrat prapa marrëveshjes së Mbappes me Real Madridin

Kjo është një deklaratë e madhe duke pasur parasysh rekordet e vendosura nga Cristiano Ronaldo te Real Madrid.

Nëse Mbappe synon ta kapërcejë legjendën portugeze, ai do të duhet të paktën t’i afrohet 450 golave dhe 120 asistimeve të shënuara nga CR7 në nëntë vite me Los Blancos.

Trofetë mund ta ndihmojnë vërtet Mbappen këtu. Pavarësisht shkëlqimit individual të Ronaldos, Real Madridi fitoi vetëm 16 trofe gjatë kohës së tij në klub, që është më pak se dy trofe në vit.

Komenti i Cristiano Ronaldos në postimin e Kylian Mbappes theu të gjitha rekordet në Instagram
Lexo po ashtu Komenti i Cristiano Ronaldos në postimin e Kylian Mbappes theu të gjitha rekordet në Instagram

Skuadra e sotme është më pjellore kur bëhet fjalë për fitimin e kupave dhe ylli francez e ka një përparësi këtu.

Ndryshe, Mbappe i është bashkuar Real Madridit si lojtar i lirë me një marrëveshje që zgjat deri në korrik 2029. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori