Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani, ka thënë se 26 nxënësit e helmuar nga ushqimi, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas trajtimit janë liruar në shtëpi.
Ai tha për KosovaPress se në bazë të deklaratave të nxënësve, dyshohet se ata janë ushqyer në një lokal afër shkollave të mesme dhe dy shkollave tjera fillore në Mitrovicë.
“Prej dje pasdite kanë filluar të vijnë raste… me shqetësime shëndetësore të cilat janë karakteristike për intoksikacione alimentare apo helmime në ushqim që kanë qenë me temperaturë, plogështi, vjellje etj. Dje pasdite janë paraqitur shtatë raste në QKMF dhe pastaj gjatë orëve të mbrëmjes dhe natën ky numër ka arritur në 26. Prej tyre 21 kanë marrë terapinë mjekësore dhe janë liruar në gjendje të përmirësuar shëndetësore në shtëpi, ndërsa pesë raste janë referuar në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës ku edhe ata pasi kanë marrë terapinë janë liruar në shtëpi dhe nuk ka asnjë nxënës të hospitalizuar. Të gjithë janë në gjendje të përmirësuar shëndetësore… Shumica e tyre deklarojnë se janë ushqyer në një lokal afër shkollave të mesme dhe dy shkollave fillore të Mitrovicës’, ka thënë Shabani.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka inspektuar këtë lokal, me ç’rast njoftojnë se higjiena sanitare nuk ka qenë në gjendje të mirë dhe se e kanë mbyllur lokalin përkohësisht.
Në njoftimin e AUV thuhet se parregullsi kanë hasur më së shumti në pjesën ku përgatitet doneri, derisa shtojnë se lokali nuk ka ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare.
“Hapi i parë është ndaluar puna dhe ka nisur kontrolli i detajuar i të gjitha hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës. Janë evidentuar të gjitha informata mbi procesin e punës dhe gatimit. Kryesisht ushqimet e gatuara kanë qen: Hamburger, doner, tost etj. Përgatitja e mishit shkrirja në vaskë, deri të gatimi i final është bërë aty për disa produkte, disa të tjera janë furnizim nga mishtorja. Gjendja higjienike- sanitare në momentin e inspektimit nuk ka qen e mirë. Sidomos në hapësirën e përgatitjes se mishit për doner. Nuk ka ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare dhe nuk është kryer DDD”, thuhet në njoftim.
Nga kjo agjenci potencuan se operatorit ekonomik do të ndërmerren të gjitha masat ligjore nga të gjeturat përfundimtare, derisa treguan se pacientët kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë liruar në shtëpi.
“Janë marrë strishot nga mjetet e punës, tavolinat e shërbimit, pjata e servimit dhe duart e kuzhinierit. Janë marrë mostra të produkteve ushqime: doner, pleskavicë, sallatë majoneza dhe sosa. Të gjitha mostrat janë përgatitur sipas procedurës standarde për dërgim në laborator. Lokali është mbyllur përkohësisht deri në nxjerrje të rezultateve të analizave laboratorike. Janë vizituar përsëri pacientet për të parë gjendjen shëndetësore. Të gjithë pacientet deri me tani (30) qe kanë marrë trajtim mjekësorë janë liruar për shtëpi. Jemi duke monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacienteve. Ndaj operatorit ekonomik do të ndërmerren të gjitha masat ligjore konform të gjeturave përfundimtare raporteve të analizave laboratorike. Jemi ende në teren bashkë me mekanizmat tjerë shtetërorë, për të marrë veprimet të nevojshme për mbrojtjeje të shëndetit të qytetareve”, potencohet nga AUV. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?