Të gjithë në këmbë për Celine Dion - bëri rikthimin në një koncert pas një kohe të gjatë

Celine Dion, e cila nuk është parë shumë në publik që kur u diagnostikua me sindromën e personit të ngurtë, mori pjesë në koncertin e Coldplay në Las Vegas.
Duke shikuar nga pamjet në rrjetet sociale, ajo kaloi shumë mirë.
Artistja e famshme u shfaq në ekran gjatë koncertit dhe publiku e përshëndeti mbërritjen e saj me një duartrokitje në këmbë, ndërsa ajo dukej e prekur.

Ndonëse duartrokitjet vazhduan, ajo u ngrit në këmbë, vendosi dorën mbi zemër dhe i përshëndeti fansat.
Këngëtari i Coldplay, Chris Martin, i dedikoi më pas një këngë të improvizuar: "Oh, Celine, motra ime e bukur, ti na bën zemrat të rrahin pa pushim. Më afër, më afër, je një yll i vërtetë. Le të duartrokasim për legjendën Celine Dion”, tha ai.

Publiku shpërtheu përsëri në brohoritje kur Martin e përfundoi këngën.
Celine ndau foto nga prapaskena dhe shkroi se "zemra e saj është ende plot" pas një "mbrëmjeje të paharrueshme". "Falënderimet e mia të përzemërta për grupin dhe ekipin e tyre të
jashtëzakonshëm që pritën familjen time me kaq ngrohtësi dhe mirësi", shtoi ajo. "Ishte... fantastike”.
Në rrjetet sociale, shumë veta shprehën lumturinë e tyre që e panë atë të rikthehej në këmbë dhe të ndihej më mirë.
Megjithatë, vëmendje e veçantë iu kushtua djemve të saj, të cilët qëndruan pranë saj ndërsa ajo kërcente. Të gjithë komentuan të njëjtën gjë - se dukeshin sikur ishin truprojat e saj. /Telegrafi/

























































