Shqipe Hysenaj është njëra nga banoret e këtij edicioni që ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi.

Ajo ka krijuar debate me disa nga konkurrentët dhe shihet si një personazh që i ngacmon të gjithë.


Së fundmi u publikua një klip, ku shihet një përplasje e madhe e Shqipes me të gjithë banorët e tjerët.

Debatet e saj ishin nga më të ndryshmet, derisa më pikantet ishin me Santianën, Bucin e DJ Miss Rose.

Alba në një moment e quajti atë manipuluese, duke mos i pëlqyer veprimet e saj.

Ndonëse një miqësi të mirë e kishte në fillim me Blerandon, ai tani i ka quajtur sjelljet e saj ‘të neveritshme’.

Shqipes këto nuk i penguan pasi vazhdoi edhe në spektakël duke i komentuar gjithë këto. /Telegrafi/