Nga: David Randall
Një herë e një kohë, kur Interneti ishte ende një risi, pothuajse nuk kalonte një ditë pa dalë një artikull që paralajmëronte “vdekjen e gazetarisë”. Sot, njëzetë vjet më vonë, ato parashikime tingëllojnë qesharake, sepse praktikisht të gjithë lajmet na mbërrijnë ende prej mjeteve tradicionale të informimit dhe prej gazetarëve profesionistë. Gazetaria, mund ta them me një farë lehtësimi, nuk ka mbërritur ende në pikën e përfundimit në varrezën e zanateve të vjetruar.
Të paktën jo e gjitha. Por, ka një kategori gazetarësh që ndoshta i ka hyrë asaj rruge: specialistët e thashethemeve. Thashethema është një aspekt i çuditshëm i zanatit tonë. Nëpër tabloidë, rubrikat që zyrtarisht rezultojnë të shkruara nga një gazetar i vetëm, në të vërtetë bëhen bashkë prej ekipesh me të rinj ambiciozë që frekuentojnë aktivitetet mondane apo ngjiten pas telefonit, në kërkim të lajmeve. Në gazetat londineze më serioze, të cilat i quajnë “ditaristë” gazetarët e tyre të specializuar në thashetheme, ata që njoh janë ose personazhe të shoqërisë së lartë që nuk humbasin asnjë festë, ose individë të neveritshëm që kanë aftësinë shqetësuese që të gjendën vetëm pak hapa larg – sa herë që ndodh diçka. Dhe, janë gjithmonë këta të dytët, që zbulojnë lajmet më të mirë.
Por, këta zotërinj janë vetëm hijet moderne të specialistëve të kronikës rozë, të të kaluarës sonë të palavdishme. Gazeta e parë që ka patur një rubrikë thashethemesh ka qenë New York Times në vitin 1840. Pak më vonë lindi argëtimi në masë dhe mbërritën njerëzit e famshëm që, ashtu si sot, nuk ishin vetëm talentet e mëdhenj, por edhe persona të famshëm, për faktin e thjeshtë që ishin të famshëm.
Në fillim bëhej fjalë mbi të gjitha për aktore, aftësitë e pakta të të cilave në aktrim kompensoheshin prej bukurisë (që në vitet 1870, fotografitë e tyre shiteshin me miliona), si dhe jeta private plot ngjarje. Drejt fundit të shekullit, gazetarët ishin bërë tashmë mjeshtër të thashethemeve, që dikush e ka përkufizuar si “një lajm që na pëlqen, për një person i cili nuk na pëlqen”.
Në këtë fushë, askush nuk ishte më i zoti se sa koloneli William D’Alton Mann, në revistën e të cilit, Town Topics, shfaqej një rubrikë që keqtrajtonte shoqërinë e lartë njujorkeze: “Zonja Van Elm duhet të ketë një problem në fyt. Përndryshe, përse vallë do të fillonte të pinte që në pikë të mëngjesit?” e kështu me radhë. Kishte hapur një zyrë në qendër dhe paguante bujarisht, këdo që i sillte një “kafshatë të shijshme”. Shtëpiakë, dyqanxhinj dhe rivalë kalonin nga ai, zbulonin atë që dinin dhe fusnin në xhep shpërblimin. Mann korruptonte edhe telegrafistët që t’i zbulonin ato gjëra që u dëgjonin veshët. Shpeshherë nuk i botonte menjëherë lajmet, por ofrohej që të mos zbulonte ata më komprometues, në këmbim të një huaje apo një investimi në një prej operacioneve të tij financiare. Natyrisht, “viktimat” nuk i shihnin më kurrë paratë e tyre. Në fund, agjenti i Mannit u arrestua për zhvatje dhe i gjithë mashtrimi përfundoi në gjykatë.
Vitet e artë të kronikës rozë ishin ata nga 1925-1950 dhe kishin si protagonistë tre “llafazanë të famshëm”. Rubrika e Walter Winchell, që merrej me Broadwayn, ishte një seri frazash të shkurtra të ngjashme me ato që shfaqen me titra në kanalet e lajmeve. E botonin më shumë se një mijë gazeta dhe programi i tij radiofonik dëgjohej nga 50 milionë persona çdo javë. Pastaj ishin dy hundëgjatë të vjetër që merreshin me kinemanë, me një ligësi të pamëshirshme: Hedda Hopper – mbretëria e terrorit e të cilës përmblidhej më së miri në emrin që i kish vënë vilës së saj në Beverly Hills, “Shtëpia e ndërtuar nga frika” – dhe Louella Parsons e cila shfrytëzonte bashkëpunimin e bashkëshortit të saj të tretë, një urolog i cili kuronte sëmundjet veneriane të banorëve të Hollywoodit.
Personazhe të tillë nuk do të shohim kurrë më dhe duhet të pyesim nëse pas dhjetë vitesh, rubrikat e thashethemeve do të vazhdojnë të ekzistojnë, duke qenë se lajmet për njerëzit e famshëm tashmë shfaqen në faqet kryesore të shumë gazetave. Mjafton të shohësh Daily Mail, që sot ka faqen e lajmeve më të vizituar në botë, edhe falë thashethemeve që shfaqen në kolonën e saj të djathtë. Faqe si Buzzfeed, Tmz, dhe Popbitch përhapen me shpejtësi dhe kushdo që ka pasur qoftë edhe një rol periferik në një seri televizive tashmë ka një zyrë shtypi që shkruan në Twitter në emër të tij, mbi dashuritë e tij dhe atë që ka ngrënë për mëngjes.
Një herë e një kohë, marrëdhëniet e supozuara jashtëmartesore të personazheve televizivë zbuloheshin vetëm nga gazetat. Sot jo më. Kohët e fundit, bashkëshortja e një prej këtyre të famshmëve e akuzoi të shoqin për tradhti bashkëshortore, në Facebook. Ai e përgënjeshtroi kategorikisht, por cilido prej të dyve të ketë të drejtë, gjëja më domethënëse është që, sapo bashkëshortja pati dyshimin për tradhtinë, ajo rendi ta shkruajë në Facebook. Rrjetet socialë kanë këtë efekt: njerëzit rrëfehen, akuzojnë dhe përsërisin në Twitter thashethemet mbi njerëzit e famshëm. Tashmë ekzistojnë edhe aplikacione për shkollat, ku studentët mund të hedhin në qarkullim fjalë të këqija për shokët dhe mësuesit, duke imituar personazhe si Winchell dhe Hopper. Në fund të fundit, për çfarë shërben Facebooku, nëse jo për të shkëmbyer gjëra që nuk i thua dot hapur? Me sa duket, tani të gjithë janë specialistë të thashethemeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët