Kuvendi i Republikës së Kosovës të enjten në orën 10:00 do të mbajë vazhdimin e seancës plenare.

Kështu thuhet në njoftimin e Kuvendit, ku në këtë seancë, janë paraparë të shqyrtohen një sërë pikash që nuk kanë përfunduar në seancat e mëparshme, përfshirë ato të 30 janarit dhe 8 shkurt 2019.


Më poshtë lexoni rendin e ditës për seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

Rendi i ditës

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale, Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017, Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017, Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore, Shkarkimi i një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare, Zgjedhja e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media, Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, Emërimi i anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, Emërimi i Kryesuesit dhe të një (1) anëtari të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Emërimi i Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019, Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së, Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (2) dy anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 30 janar 2019: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, Votimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e asociimit në organizata joqeveritare, Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës, Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore, Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, Votimi në parim i Projektligjit për peticione, Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.  Pika e papërfunduar nga Seanca jashtëzakonshme, mbajtur më 8 shkurt 2019: Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.