Ende nuk flasin për dhunimin që iu ka ndodhur gjatë luftës, ngase familja i paragjykon. Ndërkohë ka nga ato që familja i kërcënon të mos e tregojnë të vërtetën. Ndërkohë asnjë dhunues nuk është dënuar ende.
Këto janë problemet me të cilat ende ballafaqohen të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Gruaja e Guximshme”, çmim që mori nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e që është edhe drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti thotë se është e domosdoshme të vihet drejtësi për gratë dhe burrat e dhunuar.
“Ato ende ballafaqohen me vështirësi për ta ndarë përvojën me familjarët e tyre, për ta marr vendimin për të aplikuar e shumë herë edhe paragjykohen, por edhe mund të kërcënohen nga familjarët për të mos aplikuar. Prandaj është shumë e rëndësishme që këto vështirësi, këto paragjykime shoqërore që i ka kultura jonë kosovare mu adresua çoftë përmes fushatave vetëdijësuese, qoftë përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit, çoftë përmes mediumit tuaj vetëm e vetëm që me vetëdijesua shoqërinë që këto gra dhe vajza që kanë përjetuar tmerre të luftës nuk duhet të fajësohen për një krim që nuk iu takon atyre. Fatkeqësisht trupi i tyre është përdor si armë e luftës, pre e fushëbetejës dhe pa dashje shoqëria kosovare ua ka lënë fajësinë, ua ka bërë me gisht. I ka bërë me u ndie të turpëruar çka realisht ato nuk duhet të ndihen të turpëruar. Duhet të ndihen ata që kanë kryer atë krim, por edhe ne si shoqëri që i kemi paragjykuar edhe i kemi izoluar me vite që ato mos me pas një jetë normale pas atij krimi të ndodhur mbi trupin e tyre”, thotë ajo.
Për të pasur qetësi shpirtërore viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Rushiti thotë se është i domosdoshëm ndëshkimi i kryesve të këtij krimi.
“Unë mendoj që qasja në drejtësi për këtë grup të ndjeshëm shoqëror është më se e domosdoshme, aq më shumë kur deri më tani as edhe një person i vetëm, një kryes i krimit nuk ka marr dënim të merituar edhe për këto gra, vajza dhe burra. Fatkeqësisht nuk mund të gjendet paqja shpirtërore kur e dinë që dhunuesi mund të jetë në shoqëri apo mund të jetë diku afër aty”, thotë Rushtiti për KosovaPress
Sipas saj, arsyeja pse zgjodhi që të merret me të drejtat e kësaj kategorie ishte krijimi i një ambienti të sigurt për gratë dhe burrat që përjetuan këtë lloj dhune gjatë luftës.
“Mbi të gjitha më ka rënë të takoj me dhjetëra gra, por edhe burra të cilët ishin keqtrajtuar në formën më të tmerrshme duke u përdorur dhuna seksuale si armë e luftës. Ndoshta krejt ato storiet e tyre realisht më kanë bërë që me mendua ndryshe, prej atij orientimit tim fillestar si mjeke që e kam dashur me shumë shpirt atë profesion, vendosa të pozicionohem në fushën e të drejtave të njeriut dhe që nga ajo kohë deri më tani vazhdoj të jemi dhe ka qenë shtatori i vitit 1999 kur ne menduam të krijojmë një organizatë… Vetëm e vetëm për të ofruar një ambient të sigurt, një shtëpi të sigurt ku këto gra, vajza por edhe burra që kishin përjetuar tmerrin e luftës ta gjenin një vend ku mund ta ndanin ngjarjen e tyre traumatike, të kenë përkrahje, dhe më pastaj për të luftuar edhe në hapat në vazhdim deri tek njohja ligjore dhe benificionet tjera që tani institucionet e Kosovës ua ofrojnë“, ka deklaruar ajo.
Duke ia dedikuar këtë çmim të gjitha viktimave të dhunës seksuale, ajo shpjegon se me këtë çmim është vu në nivelin ndërkombëtar agjenda e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
“Është për tërë Kosovën edhe ashtu jam ndier sa kam qenë atje me të vërtet ka qenë përtej që më është dhuruar mua dhe më ka nderuar mua State Departament unë mendoj që këtë nder i takon edhe krejt Kosovës, por mbi të gjitha grave me të cilat punoj dhe të gjitha atyre aktivisteve që kanë kontribuar që zëri i tyre të dëgjohet”, tha Rushiti./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje