LAJMI I FUNDIT:

Të akuzuarit për vrasjen në ‘Bon-Vivant’, i hedhin fajin njëri-tjetrit

Të akuzuarit për vrasjen në ‘Bon-Vivant’, i hedhin fajin njëri-tjetrit

Dy të akuzuarit për rastin e vrasjes në “Bon Vivant”, në Prishtinë, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, përmes mbrojtësve të tyre, e kanë fajësuar njëri-tjetrin për ngjarjen që kishte ndodhur më 13 tetor të vitit 2014, e ku ishte mbetur i vdekur roja i lokalit, Rrahman Uka.

Të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dhënë fjalë përfundimtare në këtë rast, ku Gërdovci e Krasniqi akuzohen se në bashkëkryerje kishin privuar nga jeta, tani të ndjerin Rrahman Uka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Masar Gërdovci, avokati Naim Rudari, në fjalën përfundimtare deklaroi se nuk ka prova që i mbrojturi i tij ta ketë privuar nga jeta të ndjerin Uka, por sipas provave dhe deklaratave, një veprim të tillë, siç ka thënë ai e kishte ndërmarr i bashkakuzuari Sherif  Krasniqi.


Por, këtë e ka kundërshtuar mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Haxhi Millaku, i cili deklaroi se i mbrojturi i tij është plotësisht i pafajshëm, ngase ai nuk ka pasur qasje fizike në armë, dhe se arma ka qenë e Masar Gërdovcit, me të cilën sipas tij, edhe e ka privuar nga jeta, tani të ndjerin Uka.

Ndërsa, prokurorja Ferdane Sylejmani, deklaroi se gjatë këtij shqyrtimi është vërtetuar në mënyrë të plotë, dhe bindëse se të akuzuarit Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqi, kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, dhe secili veç e veç, veprën penale armëmbajtje pa leje.

Sipas prokurores Sylejmani, të akuzuarit, këto veprime i kanë ndërmarrë në kohën kur të njëjtat kanë mundur t’i shmangin dhe sipas saj, me dashje dhe me paramendim kanë privuar nga jeta të ndjerin Rrahman Uka.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2015, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, akuzohen se kanë kryer veprën penale, vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori