LAJMI I FUNDIT:

Taulanti ua tregon përballjen me Granitin zvicëranëve

Taulanti ua tregon përballjen me Granitin zvicëranëve

Derbi i vëllezërve Xhaka ishte një prej momenteve më të përfolur në Europian, me ndeshjen mes Zvicrës dhe Shqipërisë u kthye dhe në një sfidë brenda së njëjtës familje.

Për herë të parë pas Evropianit, Taulant Xhaka ka folur për sfidën e 11 qershorit dhe përballjen me Granitin në fushë gjatë një interviste të dhënë për klubin e Bazelit, duke e cilësuar atë si një sfidë speciale: ”

“Ishte një ndeshje shumë e vecantë, mbi të gjitha për familjen time. Sigurisht, që për mua personalisht nuk ishte e thjeshtë të përballesha në fushë me tim vëlla megjithatë ne jemi profesionistë dhe u sollëm si të tillë në lojë. Dhamë gjithcka në fushë dhe në fund e përgëzuam njëri-tjetrin”.


Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Portugalia ishte skuadra që triufmoi në Europian. Humbjen e fundit luzitanët e kishin pësuar pikërisht përballë Shqipërisë ndërkohë që dhe në Francë arritën të kalonin grupin po me të njëjtin numër pikësh si kuqezinjtë, me Shqipërinë që madje shpresoi për një hap fals të portugezëve për të kaluar në 1/8.

“Portugalia në përfundim të fazës së grupeve kishte të njëjtat pikë si ne. Madje ne duhet të prisnim deri në ndeshjen e tyre për të mësuar nëse do të vazhdonim të qëndronim në Europian apo do të elimininoheshim. Gjithsesi duhet ta pranojmë që Portugalia kishte një skuadër të fortë. Nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi Europianin nuk e fiton rastësisht por e fiton kur ke një skuadër të fortë”.

Xhaka gjatë karrierës së tij te Basel ka ndërruar shumë trajner por gjithmonë ka patur besimin e tyre duke qenë një prej lojtarëvë më të rëndësishëm në fushë. Gjatë intervistës madje Taulanti theksoi se e imagjinon veten duke luajtur deri në fund të karrierës me Bazelin.

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori