Site icon Telegrafi

Tassotti zbulon formacionin më të mirë në histori të Milanit –Shumë yje brenda, por edhe shumë të tjerë jashtë (Foto)

Legjenda e Milanit, Mauro Tassotti, ka zgjedhur formacionin më të mirë të Milanit dhe me bashkëlojtarët e tij të shumtë Rossonerë, duke përfshirë Paolo Maldinin, Andrea Pirlon, Ruud Gullitin dhe Marco van Bastenin.

Mbrojtësi 57-vjeçar kaloi gati të gjithë karrierën e tij në San Siro, duke lënë Lazion në vitin 1980 dhe duke qëndruar deri në pensionin e tij në verën e vitit 1997.

Tassotti tani është duke punuar si ndihmës i trajnerit të Ukrainës dhe ish-sulmuesit i Milanit, Andriy Shevchenko.

Lexo po ashtu Largohet nga Milani pas 37 vitesh

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, ai ka zgjedhur një formacion ideal të përbërë nga heronj që shtrihen gjatë gjithë asaj periudhe 17-vjeçare, duke përfshirë edhe shokët e tij mbrojtës Franco Baresin, Alessandro Nestan dhe Maldinin.

Tassotti ka qenë për shumë vite edhe ndihmës trajner i Milanit

Sebastiano Rossi është në portë pas vendosjes së rekordit të Serie A të gjitha kohërave për minuta të shpenzuara pa pranuar gol – përfundimisht të prishur nga Gigi Buffon në Juventus vitin e kaluar.

Lexo po ashtu Zanetti zbulon formacionin më të mirë në histori të Interit sipas tij –Shumë yje brenda, shumë të tjera jashtë (Foto)

Në mesfushë, ai zgjodhi Pirlon dhe Frank Rijkaardin, me Roberto Donadonin, Leite Ricky Kakan dhe Gullitin, të cilët gjenden prapa shpinës së holandezit Van Basten.

Tassotti gjithashtu e zgjodhi edhe vetën në këtë ekip dhe kjo ishte shakaja më e madhe për gazetën.

Formacioni i Tassottit: Rossi; Tassotti, Nesta, Baresi, Maldini; Pirlo, Rijkaard; Donadoni, Kaka, Gullit; Van Basten

 

Exit mobile version