Më 5 prill 2025 hyri në fuqi tarifa bazë prej 10 për qind mbi të gjitha importet në SHBA, duke përfshirë ato nga Shqipëria. Paketa e tarifave pritet të ndikojnë ndjeshëm në eksportet shqiptare drejt SHBA-së, veçanërisht në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të tregtisë mes dy vendeve.

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Mjekësorë dhe Aromatike Filip Gjoka gjatë një konferencë për shtyp deklaroi se kjo mund të çojë në ulje të kërkesës për produktet shqiptare dhe reduktim i vëllimit të eksporteve, duke goditur direkt mijëra fermerë dhe biznese të vogla në zonat rurale duke ulur fitimet e tyre.


Zoti Gjoka rekomandoi një paketë masash në ndihmë të sektorit, që nga rimbursim I menjëhershëm 10 përqind TVSH për të gjithë fermerët në sektor; Kompensim i zhvlerësimit të euro/dollarit përmes një kursi të stabilizuar fiks, siç bëjnë Serbia dhe Maqedonia e Veriut; Zbritje tatimore për kompanitë eksportuese që përdorin standarde cilësore të larta; Heqje e tatimit mbi pagat deri në 80,000 lekë për punonjësit sezonalë dhe paguhen nga qeveria kontributet e sigurimeve shoqërore për 5 muaj gjatë sezonit të grumbullimit.