LAJMI I FUNDIT:

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Dy aparate të sofistikuara në vlerë prej 20 milionë denarëve për operacione në repartin e urologjisë dhe ortopedisë, ka marrë Spitali i Përgjithshëm i Prilepit me kompetencë të zgjeruar. Pajisjen nga Ministria e Shëndetësisë e promovoi ministri Arben Taravari.

“Bëhet fjalë për artroskopi me çfarë, përveç gjurit që deri tani është operuar, tani mund të kryhen operacionet e shpatullës dhe kyçit të këmbës në repartin e ortopedisë. Ndërsa për repartin e urologjisë është blerë laparosk, por edhe për endourologjinë, kështu që procedurat kirurgjikale do të kryhen në mënyrë të sofistikuar dhe precize”, deklaroi Taravari.

Drejtoi i spitalit të Prilepit, Kire Jonoski theksoi se aparatet do të thonë nivel i lartë i shërbimit shëndetësor për pacientët të mos shkojnë ta kërkojnë në spitale të tjera.


“Pajisjet janë të markave më të mira botërore, gjë që na mundëson të punojmë në një nivel më të lartë. Të dyja pajisjet janë me rezolucion 4K, mundësojnë fotografi më të mirë mbi të cilën kryhet procedura dhe kjo nuk i jep mjekut vend për gabime në ndërhyrjen, e cila do të jetë shumë më e lehtë. Shpresoj që pacientët nuk do të shkojnë në qytete të tjera, por do ti trajtojmë në spitalet e tona”, tha Jonoski.

Sipas planit për furnizim publik, planifikohet pajisje për shumë reparte.

Në pothuajse të gjitha repartet do të kthehen mjekët nga specializimi, që do të mundësojë një staf më të madh të specialistëve, ndërsa së shpejti do të pranohen edhe nëntë specializant privat.

Ministri përshëndeti kthimin e kirurgut abdominal Zllatko Jakov, i cili nga Gjermania filloi të punojë në spitalin e Prilepit. Jakovi tha se kemi njohuri, nevojitet organizim dhe dëshiron të investojë në shërbimin shëndetësor në vendin e tij. Taravari njoftoi se do të jetë edhe zyrtarisht i punësuar.

“Në Gjermani isha 11 vjet dhe plani im ishte të kthehem. Deri tani kam ndihmuar në repartin e kirurgjisë, duke ndihmuar dhe duke pritur që zyrtarisht të gjej një punë. Është kënaqësi të punosh për popullin tënd, të ndihmohet. Ne kemi njohuri, kemi treguar që kjo vlerësohet jashtë vendit. Na nevojitet më shumë organizim dhe energji pozitive dhe ta punojmë atë që e dimë”, tha Jakov.

Sipas ministrit, në vendin tonë ka katër specialistë të cilët janë kthyer të punojnë në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Lajme
Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Lajme
Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Lajme
Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Lajme
Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

Lajme
Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Politikë
Kalo në kategori