Futbollisti legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic, ndau me publikun një histori të veçantë rreth Francesco Camardës, sulmuesit 17-vjeçar të Milanit, i cili aktualisht është i huazuar te Lecce dhe dje shënoi golin të parë të sezonit.

Ibrahimović postoi një mesazh në Instagram nga viti 2019, kur një djalë 11-vjeçar i panjohur i kishte shkruar.


"Unë jam italian dhe tifoz i madh i Milanit. Je një kampion i madh. Faleminderit që erdhe në Milan. Dua të të takoj, ti je heroi im. Unë luaj për Milanin dhe emri im është Francesco Camarda", kishte shkruar i riu në atë kohë.


Së bashku me këtë mesazh, Zlatan publikoi edhe një foto nga ndeshja e fundit e Serie A, ku Camarda shënoi golin e barazimit për Lecce në kohën shtesë ndaj Bolognas (2-2).

"Tani të gjithë e dinë emrin tënd, jo vetëm unë", shkroi legjenda suedeze, duke nxjerrë në pah rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Camardës, nga një tifoz që kontakton idhujt e tij deri tek një sulmues që po bën bujë në media.

Francesco Camarda

Historia ka treguar simbolikisht se si ëndrra e një djali mund të shndërrohet në realitet në skenën e madhe të futbollit. /Telegrafi/

telegrafi sport app