"Tani për play-offin në mars, shpresoj të kemi fat" - shënuesi Muslija flet për sukseset e Kosovës

Një nga lojtarët më në formë të Kosovës, Florent Muslija, ka thënë se fokusi tani është te play-offi për Kampionatin Botërorin 2026, ku shpresojnë të kenë fat.
Muslija ishte golashënuesi i Kosovës në barazimin 1-1 ndaj Zvicrës, me një gol shumë të bukur nga jashtë zones.
“E rëndësishme që nuk jemi mposhtur nga Zvicra. Kemi dëshmuar që mund të luajmë kundër Zvicrës”.
“Jam shumë i lumtur. Është shumë motivuese që nuk kemi humbur nga Zvicra. Tani e kemi play-offit në mars dhe shpresojmë të kemi fat. Kemi treguar veten si Kombëtare. Të gjithë kemi dhënë maksimumin”.
“E kemi merituar vendin që e kemi. Besojmë se mund të arrijmë ende. E kam vetëbesimin, e di që mund të luajë dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë ai.
‘Dardanët’ gjatë kampanjës kualifikuese luajtën në Grupin B së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.
Në këtë cikël kualifikues ata morën tri fitore, dy barazime dhe një humbje, pra, gjithsej 11 pikë duke zënë vendin e dytë pas Zvicrës lidere.

Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në ‘play-off’ janë: Polonia, Republika Çeke, Uellsi dhe Sllovakia. /Telegrafi/


















































