“Tani mund të shoh dritë”, Arteta beson në projektin e Arsenalin përkundër fillimit të dobët të sezonit

Mikel Arteta ka thënë se fillimi i dobët i sezonit të Arsenalit mund të përfundojë si “vërtet i mirë për klubin”, pasi ai “mund të shohë shumë dritë” në fund të tunelit në Emirates Stadium.
Topçinjtë gjenden në fund të tabelës në Ligën Premier pas tre ndeshjeve të para të sezonit 2021-22, pasi u mposhten 2-0 ndaj Brentford, 2-0 në shtëpi nga Chelsea dhe 5-0 nga Manchester City.
Shumë pyetje janë bërë mbi pozicionin e Artetas në klub shkaku i këtyre rezultateve, por fitorja 6-0 ndaj West Brom në raundin e dytë të Kupës EFL lehtësoi një pjesë të presionit ndaj spanjollit, i cili më pas pa skuadrën e tij teksa mori fitoren e tyre të parë në kampionat kundër Norëich City fundjavën e kaluar.
Arsenali ka ende shumë për të treguar para se të konsiderohen përsëri një forcë e frikshme, por Arteta është i bindur se projekti afatgjatë që ai ka për të mbikëqyrur së shpejti do të fillojë të marrë formë.
“Unë me të vërtetë mund të shoh dritë. Po ju them se jam shumë pozitiv shumicën e kohës. Km parë dritën dhe mund të shoh drita të ndritshme. Mund të ketë gunga në rrugë brenda asaj drite, por unë mund të shoh shumë dritë”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Jeta ju sjell gjëra dhe ju nuk mund t’i vendosni. Ka gjëra të caktuara që nuk mund t’i kontrolloni. Ajo që ju vjen, vjen për një arsye. Ndonjëherë ne nuk duam ta shohim, por vjen për një arsye – dhe ndoshta është për arsyen e duhur”.
“Pastaj ka të bëjë me mënyrën se si e merrni dhe si i përgjigjeni asaj. Mënyra se si u përgjigjën të gjithë rreth meje është mënyra si unë u përgjigja. Kjo është arsyeja pse ka qenë mirë”.
“Është e vështirë sepse dhemb, sepse doni të shihni diçka ndryshe. Por ajo që dëshironi nuk është gjithmonë ajo që ndodh. Gjërat ndodhin për një arsye dhe ndoshta ajo që po ndodh duhej të ndodhte dhe ndoshta do të jetë vërtet mirë për klubin dhe me të vërtetë mirë për veten dhe të gjithë që përjetojnë atë situatë”.
“Ne duhet ta besojmë këtë”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë