Jemi në mesin e verës dhe mbase mund të mendoni, të blini një telefon të ri. Por, nëse e shtyni blerjen edhe për pak kohë, do ia vlente.

Duke filluar nga muaji shtator, për çdo vit, kompanitë më të mëdha si Apple, Google apo Samsung, i lansojnë modelet e tyre më të reja, transmeton Telegrafi.  Sa i përket këtij viti, po flasim për iPhone 11, Pixel 4 dhe Galaxy Note 10, që do jetë tre telefona të zgjuar shumë të rëndësishëm.


Mund të mos iu pëlqejnë këta telefona, që është shumë në rregull, mirëpo sa herë që lansohet një telefon i ri, të vjetrit lirohen. Në këtë rast, kur lansohet iPhone 11, bën që modelet më të vjetra si XR dhe XS që kushtojnë rreth 800 dhe 650, të vijnë më lirë.

Andaj, nëse jeni duke menduar që ta blini një telefon të ri, më mirë prisni edhe për pak kohë, ndërsa nëse mendoni se telefoni nuk po iu punon, andaj janë disa forma që ta përditësoni atë.

Tani foto 2

Sikur të prisni edhe disa ditë, ka mundësi që të blini Samsung Galaxy Note 10, që sipas të gjitha gjasave, të prezantohet më shtatë gusht.

Tani foto 3

Ky telefon pritet të ketë dizajn të bukur dhe të pastër, që në ekran ta ketë sensorin për hapje me shenjën e gishtit, sistem me tri kamera, si dhe të njëjtin ekran Infiniti OLED, sikurse Galaxy S10, si dhe të njëjtën kamerë për selfie të futur në thellësi.

Tani foto 4

Pritet ekran më i mash me 6.3 inç, bateri më e madhe si dhe kamerë dhe sensorë që mund të marrin pamje në masë sa më të madhe.

Tani foto 5

Disa raporte thonë se Samsung do të lansojë edhe versionet Pro dhe Plus, të modelit Note 10 që do ta ketë ekranin OLED edhe më të gjerë me 6.8 inç, kamerën e katër dhe bateri edhe më të madhe.

Tani foto 6

Nuk do të presim më shumë telefona të zgjuar gjatë muajit gusht, por në shtator fillon argëtimi i vërtetë, kur pritet të lansohet edhe iPhone 11.

Tani foto 7

Priten tri versione të iPhone 11, përfshirë modelin bazë iPhone 11, iPhone 11 Max dhe iPhone 11R.

Tani foto 8

Në përgjithësi, dukja e këtij telefoni do të ngjajë me paraardhësin, që e ka pamjen gati të njëjtë, me modelin para tij.

Tani foto 9

Mirëpo, ka ndryshime në ndërtimin e iPhone 11, derisa sistemi i kamerës, është shumë më i veçantë. Të gjitha raportet, thonë se do të ketë një sistem prej tri kamerave, që kapë edhe detajet më të vogla në fotografi.

Tani foto 10

Nëse iPhone 11 iu duket bajat, sepse nuk do ta mbështesë rrjetin 5G që do të fillojë gjatë vitit të vjen, atëherë është mundësi e mirë, që të blini iPhone XR apo iPhone 8, çmimet e së cilave, sigurisht se do të bien gjatë shtatorit, kur të lansohet ky telefon i ri.

Tani foto 11

Kjo vjeshtë nuk është vetëm për dashamirësit e iPhone, pasi që nëse iu pëlqejnë telefona Android nga Google, atëherë Pixel 4 do ishte shumë i mirë për ju.

Tani foto 12

Gjatë fillimit të vitit, Google bëri diçka që askush nuk e priste, pasi lansoi fotografitë e Pixel 4 që lansohet në fund të këtij viti.

Tani foto 13

Në pjesën e pasme, do ta ketë një sistem me dy kamera, si dhe një ri dizajnim që ia fshehë kamerën e selfies. Derisa iPhone i ri vjen në shtator, për ta blerë Pixel 4, duhet ta mbani telefoni e vjetër edhe për një kohë, sepse ky telefon nuk lansohet deri në tetor.

Tani foto 14

Më shumë telefona të zgjuar pritet të vijnë në vjeshtë, përfshirë dy prej tyre që do kenë dizajnë që iu mundësojnë të palosen si Samsung Galaxy Fold dhe Huawey Mate X.

Tani foto 15

Ka mundësi që të vijë këtë vit dhe do të kushtojë rreth 1,000 euro, telefoni Motorola Razr tërësisht i ri.

Tani foto 16

Disa mund të jenë të shqetësuar, se telefonat e tyre janë vjetruar shumë dhe nuk mund të zgjasin më shumë, andaj ka mundësi që të bëhet diçka edhe në këtë drejtim.

Tani foto 17

Shumë njerëz i përditësojnë telefonat e tyre dhe ua ndërojnë baterinë, sepse nuk ka ndjenjë më të keqe, se sa një telefon që ndalon shumë shpejtë.

Tani foto 18

Pajisja që shfrytëzohet si bateri e jashtme që kushton rreth 30 euro, është një mundësi e mirë, që ta keni me vete dhe të aktivizoni telefonin të cilit i është shpenzuar bateria dhe të vazhdoni edhe për shumë më gjatë.

Tani foto 19

Bateria e telefonit edhe mund të ndryshohet në tërësi, pasi nuk kushton shumë dhe iu kursen nga nërvoza dhe shqetësimi, se nuk jeni keni qasje në rrjet telefonik apo të internetit. Shfrytëzoni edhe mundësi tjera, që t’ia bateria të zgjatë më shumë, si shlyerja e disa aplikacioneve që nuk i përdorni, si dhe ruajtja  të dhënave në hapësira të ndryshme në internet.

Duhet të keni parasysh edhe temperaturën ku ndodheni, pasi kur është shumë nxehtë apo shumë ftohtë, ndikon që të humbë efekti i baterisë.

Tani foto 20

Në të gjitha format, ia vlen që të mbani telefonin e vjetër sa më shumë që mundeni dhe të pritni për telefonat e rinj, që do të vijnë për një kohë shumë të shpejtë. Sa më shumë që të pritni, do të shpërbleheni me një telefon të zgjuar sa më të ri, apo ndonjë të vjetër, çmimi i së cilës është liruar në masë të madhe. /Telegrafi/