LAJMI I FUNDIT:

Tango në ujë

Tango në ujë

Regjisor spanjoll Bastien Soleil, ka realizuar një film të pazakontë të metrazhit të shkurtër. Titullohet “Tango”. Ajo që e bën të veçantë këtë film është se skenat janë realizuar në ujë.

Aktorja spanjolle Ariadna Hafez Navarro shihet duke interpretuar në një thellësi prej 10 metrash. Qëllimi i regjisorit ishte që me këtë video të kombinojë ujin, dritën dhe talentin e artistes, si dhe të ofrojë një pamje inovative artistike në ujë.

Videoja zgjatë vetëm tre minuta. Skenat u realizuan pa ndihmë me ajër, kështu që valltarja e kameramani u zhytën 120 herë në ujë për ta kompletuar filmin. Navarro në një deklaratë ka thënë se është person që lufton dhe se gjithmonë synon të arrijë diçka që nuk e ka bërë askush më parë në jetë. /21Media/