Njëzet ndeshje, njëzet fitore është bilanci i Bashkimit këtë edicion. Për fitoren e xhiros së 20-të në ndeshje me Vëllazmimin me shifra 69-101, u dallua amerikania Taliyah Hopkins me 31 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.
Hopkins ishte e saktë 3/6 për tre pikë, si dhe 8/10 për dy pikë, ndërsa kishe bilanc 6/9 nga gjuajtjet e lira. Fitores i shtoi kontribut edhe qendra Aulona Muhadri me 17 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
Prishtina ishte nikoqire e United Basketball, ndeshje kjo e cila u mbyll me rezultat 70-42. Kapitenia Djellza Deka pati performacën më të mirë, e cila shënoi 15 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime dhe u ndihmua nga lojtarja e natyralizuar Enxhi Xhanaj me nëntë pikë, 14 kërcime dhe tre asistime.
Penza arriti fitore në udhëtim ndaj Trepçës me rezultat 58-71. Për fitoren e 12-të më e dalluara ishte Jeta Zeka, e cila kontribuoi me 21 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime.
MVP
Taliyah Hopkins (Bashkim) 31 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime
Top 5
Taliyah Hopkins (Bashkim) 31 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime.
Aulona Muhadri (Bashkimi) 17 pikë, 12 kërcime dhe 2 asistime.
Diellza Dekaj (Prishtina) 15 pikë,6 kërcime dhe 2 asistime.
Jeta Zeka (Penza) 21 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime.
Enxhi Xhanaj (Prishtina) 9 pikë, 14 kërcime dhe 3 asistime.