LAJMI I FUNDIT:

Takohen Demolli dhe Dinosha, flasin për raportet Kosovë-Mal i Zi

Takohen Demolli dhe Dinosha, flasin për raportet Kosovë-Mal i Zi

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli priti në takim ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Demolli u shpreh se marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, përkatësisht Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes duhet të vazhdojnë të kultivohen edhe më tutje, si marrëdhënie ndërmjet dy shteteve dhe institucioneve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO.

Gjithashtu, ministri foli edhe lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, për synimet e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian, si dhe në iniciativat rajonale, evropiane dhe globale.


Duke ditur që Mali i Zi është pothuajse një hap përpara, ministri i FSK-së anëtarësimin e pritur të Malit të Zi në NATO e cilësoi si një sukses edhe të rajonit në përgjithësi.

Nga ana e tij, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha shprehu përkrahjen e pa rezervë për Kosovën në rrugën evropiane.

Ai u shpreh se marrëdhëniet e mira në mes të Malit të Zi dhe Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke qenë se paqja dhe prosperitetit i shtetit të Kosovës është edhe në interes të rajonit në përgjithësi. /Telegrafi/