Një surprizë emocionuese ndodhi në spektaklin e së martës për Stenaldo Mëhillin.

Pas shumë vitesh, ai u takua me të vëllanë, Xhoelin, ndërsa ky moment ishte tejet prekës dhe i përloti të gjithë.


Xhoeli u shpreh se është shumë krenar për Stenaldon, gjersa ky i fundit tha se ky takim ishte një nga momentet më të bukura të jetës.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Xhoeli: Jam mirë, jam krenar për ty. Mjafton që erdhi kjo ditë, ia dolëm.

Stenaldo: Një nga momentet më emocionuese të jetës. Takohemi pas shumë vitesh, kam fatin të ballafaqohem me plagët e jetës sime. Janë bërë shumë vite… vështirësia më e madhe e imja edhe e Fluturës ishte të gjenim forcën… Kam folur për Xhoelin në Big Brother, kam një ndjesi faji. Forca është dhe diku njerëzit do ta mbledhin, e dija që do shiheshim dhe kjo ditë erdhi.

Xhoeli: Që kur mora vesh që u fut Stenaldo. Dua t’i them të vazhdojë kështu, është shumë i fortë. Di t’i zgjidhë problemet me zgjuarsinë e tij dhe do që drejtësia të vihet në vijë. Unë jam shumë krenar për të.

Stenaldo: Unë do të të kërkoj të hapësh një derë, të jesh një mik zemre për mua.

Xhoeli: Në Itali shkova për t’u operuar, kalova shumë vuajtje. Tani jam më mirë, do kalojnë edhe ca vite dhe mendoj se do arrij disa objektiva në jetë. /Telegrafi/