Gratë e liderëve të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut janë takuar për herë të parë.

Ri Sol-ju, gruaja e Kim Jong-un, kaloi kufirin përmes zonës së demilitarizuar duke u futur në territorin e Koresë së Jugut për të ndjekur samitin, dhe për të qenë mysafire në drekën e shtruar nga nikoqiri Moon Jae-in, transmeton Telegrafi.


1 313

Para se të uleshin në tavolinë, ajo kishte pasur një bisedë të shkurtër me Zonjën e Parë të Koresë së Jugut, Kim Jung-sook, duke shënuar kështu takimin e parë të Zonjave të Para të dy Koreve.

2 167

Me të mbërritur në fshatin Panmunjom në orën 6:15 sipas kohës lokale, ajo u nis drejt për në "Shtëpinë e Paqes" e ndërtuar në Korenë e Jugut.

4 110

Sidoqoftë, dy zonjat duket se kanë pasur një bisedë relaksuese, pasi janë fotografuar duke qeshur dhe shtrënguar duart në këtë moment historik.

5 94

Ato ishin veshur elegant dhe në disa momente ua kishin "vjedhur" vëmendjen partnerëve të tyre, që arritën të bëhen kryelajm i mediave botërore. /Telegrafi/

6 82

7 67

8 58

9 47

10 41

11 38

12 29

13 24

14 24

15 22

16 20

18 16