LAJMI I FUNDIT:

Takimi Bartomeu – Jorge Messi, pa asnjë rezultat: Barcelona nuk do të negociojë më askënd për largimin e Leos

Takimi Bartomeu – Jorge Messi, pa asnjë rezultat: Barcelona nuk do të negociojë më askënd për largimin e Leos

Zyrat e klubit të Barcelonës ishin nikoqir të një takimi mes Jorge Messit dhe Josep Maria Bartomeut të mërkurën pasdite, ku diskutimet vazhduan për dy orë para se Blaugrana treguan se nuk do të negociojë për shitjen e Lionel Messit.

Në anën tjetër pozicioni i lojtarit mbetet i njëjtë; ai dëshiron të largohet nga klubi dhe loja vazhdon.

Takimi i shumë pritur u zhvillua në të njëjtën ditë kur babai dhe përfaqësuesi i Messi arriti nga Rosario, ndërsa në takim morën pjesë edhe Javier Bordas, drejtor i Barcelonës, dhe Rodrigo Messi, vëllai dhe këshilltari i lojtarit.


Palët janë ende larg çfarëdo marrëveshjeje, pavarësisht bisedimeve të gjata që u mbajtën.

Bartomeu këmbëngul se klauzola e lirimit në kontratë skadoi më 10 qershor, që do të thotë se Messi është nën kontratë dhe duhet të kthehet në stërvitje, gjë të cilën ai ende nuk do ta bëjë.

Presidenti i klubit gjithashtu përsëriti se ata nuk do të negocionin shitjen e Messit në asnjë rrethanë pasi ai formon një pjesë kryesore të projektit të tyre sportiv dhe është nën kontratë.

Nga ana e Messit, qëndrojnë me faksi e dërguar, që e bën të qartë dëshirën e tij për t’u larguar, duke përfituar edhe nga klauzola, që sipas tyre e lejon të largohet falas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori