Të dërguarit e posaçëm të Francës, Gjermanisë e Italisë përmes një deklarate të përbashkët për dialogun Kosovë-Serbi në prag të takimit në Ohër kanë thënë se qytetarët e dy vendeve meritojnë një të ardhme më të mirë.
Tre të dërguarit, Emmanuel Bonne, Jens Plotner e Francesco Tolo në këtë deklaratë të përbashkët theksojnë se mundësia për të nisur të ardhmen më të mirë është tani.
Më poshtë mund ta lexoni deklaratën:
Liderët tanë, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgina Meloni, na kanë ngarkuar ne t’i ofrojmë mbështetje përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në arritjen e hapit të madh në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pse është aq shumë e rëndësishme për vendet tona? Dhe pse tani po përfshihemi në dialog në të cilin dy palët kanë ngecur prej vitesh?
Arsyeja për këtë është e ardhmja si e Kosovës ashtu edhe e Serbisë dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, e ne duam t’ju mbështesim më fuqishëm në rrugëtimin e juaj drejt anëtarësimit në BE, transmeton Telegrafi.
Evropa gjendet në një pikë kthese. Rusia me sulmin e saj brutal ndaj fqinjit Ukrainës në kontinentin tonë riktheu luftën e përmasave të gjera.
Pjesë e përgjigjes tonë ndaj kësaj goditje të papranueshme në sigurinë evropiane është që të punojmë me përkushtim akoma më të madh në forcimin e shtëpisë tonë. Për gjashtëshen e Ballkanit që nisi rrugëtimin e integrimit evropian, duhet të bëjmë përpjekje shtesë për të larguar barrierat nga e kaluara që e kanë bllokuar këtë rrugë.
Pengesa më e dukshme është çështja e pazgjidhur e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila gjithashtu paraqet një rrezik sigurie për Evropën.
Ngjarjet që pamë në fund të vitit të kaluar na shqetësuan shumë. Bllokada, dhuna, kërcënimet dhe retorika nacionaliste e komplikojnë shumë jetën e përditshme të qytetarëve në veri të Kosovës.
Ai destabilitet në të cilin jemi vazhdimisht në prag të përshkallëzimit të dhunës duhet të marrë fund. Duhet të marrë fund sepse me të drejtë qytetarët e Evropës pyesin se si Serbia dhe Kosova do të ulen ndonjëherë në të njëjtën tryezë në Bruksel si miq dhe partnerë, kur të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian? Si mund t’i bindim qytetarët tanë se ofrimi i mbështetjes për Serbinë dhe Kosovën është një ide e mirë?
Kjo situatë duhet të marrë fund sepse investitorët nga vendet tona ndjekin lajmet dhe pyesin veten nëse ia vlen të investohet në këtë rajon. Çfarë duhet t’u themi atyre nëse flakët e një konflikti të ri tashmë po digjen?
Por mbi të gjitha kjo situatë duhet të marrë fund sepse qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë një të ardhme më të mirë. Një e ardhme në të cilën do të kapërcehen përfundimisht mosmarrëveshjet që paralizojnë të dy vendet.
Kjo e ardhme hap rrugën për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, bashkëpunimin rajonal dhe një treg të vetëm. Dhe kjo e ardhme, në fund të fundit, hap rrugën për realizimin e premtimit të dhënë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian si partnerë të barabartë, sapo të plotësojnë kriteret. Mundësia për të nisur atë të ardhme është tani.
Kjo është arsyeja pse ne propozuam një projekt-marrëveshje të re dhe të qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila u miratua nga të gjithë anëtarët e BE-së dhe që mbështetet aktivisht nga liderët tanë dhe partnerët tanë amerikanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës