Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se në kuadër të strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, në ambientet e stacionit të policisë në Ferizaj, Kapiteni Ismet Dervishi, komandant i stacionit të policisë, organizoi një takim për parandalimin e zjarreve.

Në këtët takim ishte pjesmarrës edhe prokurori I shtetit Agim Kuka, drejtori për emergjencë në komunën e Ferizajt Alberton Sahiti, komandanti I zjarrfikësve në Ferizaj Zymri Krasniqi dhe administratorët e fshatrave.


Gjithashtu, ishte prezent edhe Major Muhamet Jahiri, Shef i Sektorit Rajonal të Hetimeve.

“Tema kryesore e diskutimit ishte parandalimi dhe menaxhimi i zjarreve, si dhe çështje të tjera të rëndësishme për komunitetin, të diskutuara në bashkëpunim me administratorët e fshatrave. Qëllimi i takimit ishte të përforcohej bashkëpunimi ndërinstitucional për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve dhe dukurive të tjera në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Ferizaj./Telegrafi/