LAJMI I FUNDIT:

Takim Jolevski-Simicsko në Hungari, do të flitet për refugjatët

Takim Jolevski-Simicsko në Hungari, do të flitet për refugjatët

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga ministri Zoran Jolevski sot është për vizitë zyrtare në Hungari, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në suaza të vizitës njëditëshe, ministri Jolevski do të realizojë takim me homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë, Istvan Simicsko.  Dy homolgët do të flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror rreth problemit të refugjatëve në kufirin Greqi-Maqedoni./Telegrafi/