LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qeveria Kurti po e lë Kosovën pa projekte dhe me largim të popullsisë

Tahiri: Qeveria Kurti po e lë Kosovën pa projekte dhe me largim të popullsisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti gjatë katër viteve të saj.

Në debatin parlamentar, Tahiri tha se Kurti po e lë Kosovën pa projekte konkrete dhe me një situatë të rënduar ekonomike e sociale.

“Kurti po e lë Kosovën pa asnjë projekt që e ka nisur dhe përfunduar. Emigrimi i popullsisë për arsye ekonomike është fenomeni më i dhimbshëm që ka prekur vendin në këto katër vjet,” deklaroi Tahiri.


Ai shtoi se Kosova ka përjetuar përkeqësim të marrëdhënieve me ndërkombëtarët, duke përmendur stagnimin në raportet me SHBA-në dhe sanksionet nga BE-ja.

“Vendin tonë po e lënë nën sanksione. Republika e Kosovës, përjashtimisht kontratat që i kanë nënshkruar ne BE-në para qershorit të vitit 2023. Prej qershorit të vitit 2023, BE-ja në Kosovë paguan paga vetëm për punëtorët e tyre. Përderisa Shqipërisë i janë ndarë 900 milionë euro deri në vitin 2025, fonde të para anëtarësimit, ne nga qershori i vitit 2023 e deri sot që po flasim të vetmen mjete që BE-ja i shpenzon në Kosovë janë pagat e stafit. Asgjë tjetër. Këtu e ka sjell subjektivitetin ndërkombëtarë kryeministri jonë. Më e dhimbshme se kjo është raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Në anën tjetër, ai theksoi se politika e jashtme ka dështuar nën qeverisjen e Kurtit. Krahas kësaj, ai tha se kreu qeveritar ka rrezikuar edhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tash e dy vjet kur kemi një stagnim të këtij bashkëpunimi dhe kur kemi një relacion të dëmtuar me ShBA-në, ne kemi mbërritur në një situatë kur s’kemi as anëtarësime në organizata ndërkombëtare. S’po flas për shoqata, pasi ato që i tha kryeministri, s’kisha dashur t’i dëgjojë prej gojës së një kryeministri. S’je anëtarësuar në Interpol, UNESCO dhe të tjera”, shtoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori