LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qeveria Kurti më e dobëta ndonjëherë, ka harruar hallet dhe mirëqenien e qytetarëve

Tahiri: Qeveria Kurti më e dobëta ndonjëherë, ka harruar hallet dhe mirëqenien e qytetarëve

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Besnik Tahiri ka qenë shumë kritik ndaj qeverisë e shumicës parlamentare në seancën e sotme plenare.

Ai ka thënë se Vetëvendosje, e ka bërë temë numër një dialogun me Serbinë, ndërsa problemet konkrete, zgjidhja e të cilave i japin kuptim jetës së qytetarëve, i ka lënë anash.

“Agjenda politike ka lëvizë, ajo e Qeverisë sidomos për dialogun, nga pika e 7 ka kaluar në pikën e parë. Ligji për Paga, që një muaj qeveria nuk është në gjendje të procedojnë këtë Ligj. Është shumë mashtruese me vendosë një nen se Ligji i Buxhetit do ta përcaktoj vlerën e koeficientit, dhe sot mos të folët aspak rreth kësaj teme, se sa është koeficienti. A është kjo strategji e qeverisë që mos me e pru në kohë ligjin për paga, në mënyrë që prapë të ketë shtyrje për ketë Ligj. Tema e dytë që du me e pëmend, iniciativa e deputetit Haxhiu, për trustin është duke pritur, kjo temë që i jep kuptim jetëve të njerëzve”, ka thënë Tahiri.


Tutje Tahiri tha se kjo qeveri nuk i ka kryer as tri punë që i japin kuptim jetës së qytetarëve e se kjo është qeveria më e dobët ndonjëherë.

“Kjo qeveri nuk i ka kryer as tri punë, që i japin kuptim jetërve të qytetarëve, është qeveria më e dobët që e kemi pasur ndonjëherë. Ne mund të flasim për Lajçakun, për dialogun, por duhet të flasim sidomos për tema konkrete që i presin qytetarët nga ne.”, shtoi Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Kalo në kategori